Inspektohen dy xhami të reja në ndërtim,
në Dudas dhe te ish-Zukthat

Në kuadër të angazhimeve të Myftinisë Shkodër për rindërtimin e xhamive të reja, në vend të atyre që u prishën dhe u shkatërruan në vitin e errët 1967, ka nisur puna për ndërtimin e dy xhamive të reja në qytetin e Shkodrës, fillimisht xhamia te ish-Zukthat dhe ajo e Dudasit.
 
Ditën e sotme, të hënën, më 10 shkurt 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka inspektuar në terren gjendjen e punimeve për dy xhamitë e reja, të cilat do të plotësojnë akoma më shumë hartën e xhamive të qytetit, në vendet, ku ishin ndërtuar më parë.
 
Fillimisht, Myftiu është ndalur në lagjen Dudas, ku pas disa ditësh do të organizohet ceremonia zyrtare për fillimin e punimeve për ndërtimin e xhamisë së re të lagjes Dudas, si pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”.
 
Më pas, në shoqëri edhe të menaxherit të pronave të Myftinisë Shkodër, z. Blendi Alushi dhe imamit, z. Ilir Dizdari, Myftiu ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e xhamisë së re në zonën e ish-Zukthave (dikur xhamia e Shaban efendisë). Kjo xhami e re, me një projekt shumëfunksional, është pjesë e bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me AIITC, që afroi një donacion nga Kuvajti për ngritjen e këtij kompleksi islam, i parealizuar më parë në qytetin e Shkodrës.
 
Myftinia Shkodër po interesohet dhe po lobon maksimalisht që të realizojë edhe ngritjen e katër xhamive të tjera në lagjet muslimane të qytetit, të cilat do të plotësonin normalisht nevojat e besimtarëve për kryerjen e namazeve ditore.

 

Inspektohen dy xhami të reja, në Dudas dhe te ish-Zukthat
Inspektohen dy xhami të reja, në Dudas dhe te ish-Zukthat
Inspektohen dy xhami të reja, në Dudas dhe te ish-Zukthat
Inspektohen dy xhami të reja, në Dudas dhe te ish-Zukthat
Inspektohen dy xhami të reja, në Dudas dhe te ish-Zukthat