U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush

Në praninë e shumë besimtarëve të zonës Bushat dhe fshatit Barbullush, ditën e xhuma, më 22 gusht 2014, u inaugurua xhamia e re e Barbullushit, që nga dita e sotme do të mbajë emrin e qytetit që u bë shkak për ndërtimin e saj: ISKENDERUN.
 
I pranishëm në këtë inaugurim ishte Nën/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu dhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, antari i Kryesisë së KMSh, z. Genti Kruja etj. Ndërkohë, nderuan me praninë e tyre edhe shumë të ftuar nga Turqia, si: Nën/Kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Hasan Kamil Jillmaz, Myftiu i Zonës së Hatait, z. Hamdi Kavillioğlu, Myftiu i Iskenderunit, z. Mehmet Taştan, Myftiu i Kajseriut, z. Ali Maraşlıgil etj. Aktivitetin e nderoi me praninë e tij edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Shkëlqesia e Tij, z. Hidajet Bajraktar.
 
Ceremonia nisi me këndimin e disa pjesëve kur’anore nga Myftiu i Iskenderunit, z. Mehmet Taştan. Më pas, teologu Lavdrim Hamja bëri hapjen e aktivitetit, duke falënderuar Zotin për këtë ditë të gëzueshme, në të cilën po hap dyert e saj një xhami e re në Shkodër.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari, u lut për të gjithë kontribuuesit, që mundësuan ngritjen e këtij kompleksi islam madhështor, në fshatin Barbullush. Ai kujtoi se xhamia e re është pjesë e protokollit të binjakëzimit në mes Myftinisë Shkodër dhe asaj të Iskenderunit. Njëkohësisht, falënderoi Myftiun Hamdi Kavillioğlu dhe atasheun Shaban Ishlek, për vendosmërinë dhe bashkëpunimin e tyre të sinqertë, deri në arritjen e këtij qëllimi fisnik.
 
Ceremonia u përshëndet edhe nga Atasheu Shaban Ishlek, I cili theksoi se ky projekt, u realizua falë përkushtimit dhe dashamirësisë së muslimanëve të zonës së Iskenderunit, që mundësuan grumbullimin e një shume të konsiderueshme për këtë xhami të re.
 
Përshëndetën edhe myftilerët e nderuar të ardhur nga Turqia, që dhanë mesazhe të urta vëllazërie dhe besimi, sikurse uruan këtë ngjarje të shënuar për muslimanët e Shkodrës. Ceremonia u përshëndet edhe nga ambasadori i Turqisë, nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, si dhe nga Kryetari i Komunës Bushat.
 
Një përshëndetje e veçantë ishte ajo e bërë nga Nën/Kryetari i KMSh, H. Bujar Spahiu, i cili vlerësoi realizimin e kësaj xhamie të madhe, si dhe bëri thirrje që besimtarët të jenë frekuentues të rregullt dhe kërkues të mirësive hyjnore, në këtë faltore të ndërtuar me kontribute të pastra vëllazërore nga besimtarët vëllezër të Iskenderunit.
 
Nga ana e tij, edhe Nën/Kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Hasan Kamil Jillmaz, pasi uroi të pranishmit për këtë ngjarje të shënuar, falënderoi dy myftinitë për këtë bashkëpunim të frutshëm dhe theksoi se xhamitë janë vatra të besimit dhe dijes, ku njeriu, ditë pas dite rrugëton drejt kërkimit të pëlqimit të Zotit në jetë. Ai theksoi gjithashtu se Turqi dhe Shqipëria, kanë rreth
 
6 shekuj që ndajnë së bashku historinë, traditat, besimin dhe kulturën e tyre, fakt që na nxit për më shumë bashkëpunim dhe afrim në rrugën e mirëqenies së përbashkët.
 
Në shoqërinë e tekbireve, u bë edhe prerja e shiritit të inaugurimit, pas së cilit besimtarët morën pjesë në faljen e namazit të xhumasë së parë në xhaminë e re të fshatit Barbullush.

 


U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush
U inaugurua xhamia “Iskenderun” e fshatit Barbullush