Inspektohen punimet e xhamisë së re në Mjedë
01 qershor 2015
Paraditën e së hënës,
më 1 qershor 2015, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari, i shoqëruar edhe
nga menaxheri i pronave të Myftinisë
Shkodër, z. Blendi Alushi, ka zhvilluar
një inspektim në terren, për të parë nga
afër punimet që po vazhdojnë për
ndërtimin e xhamisë së re në fshatin
Mjedë, Bashkia Vau Dejës.
Myftiu ka parë nga afër ecurinë e
punimeve të kësaj xhamie të re,
ceremonia e themeleve të cilës u
zhvillua, më 16 prill 2015, në prani të
besimtarëve të kësaj zone dhe
përfaqësuesve të donatorit nga Kuvajti.
Punimet për xhaminë e re në Mjedë po
ecin me ritme të pëlqyeshme dhe pritet
që shumë shpejt të nisë puna edhe për
ndërtimin e minares së kësaj xhamie të
re të shumëpritur për besimtarët
muslimanë të Mjedës, që kishin të
nevojshme një xhami të re, me kushte
komode dhe bashkëkohore.
Myftiu ka falënderuar nga afër grupin e
punës për ndërtimin e kësaj xhamie, duke
shprehur kënaqësinë e tij për arritjen e
punimeve të deritanishme. Njëkohësisht
është lutur që këto punime të vazhdojnë
me sukses dhe mbarësi, në mënyrë që dita
e inaugurimit të jetë një feste e
gëzueshme për të gjithë.
Xhamia e re e fshatit Mjedë është pjesë
e bashkëpunimit të frutshëm të Myftinisë
Shkodër me Fondacionin “Mirësia”.