Hap dyert xhamia e re në fshatin Koplik i Sipërm
07 korrik 2015
Paraditën e së 
										martës, më 7 korrik 2015, Myftinia e 
										Malësisë së Madhe në bashkëpunim me 
										Fondacionin "Mirësia", organizoi 
										ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së 
										re në fshatin Koplik i Sipërm.
										
										I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe 
										përfaqësuesi i donatorit, z. Nebil 
										Muhammedi nga Bahrejni, i cili është 
										kthyer në një ambasador vlerash dhe 
										bamirësie, duke afruar donacione 
										bamirëse, sidomos për ndërtimin e 
										xhamive të reja dhe qendrave kulturore, 
										në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
										
										Pas prerjes së shiritit të inaugurimit, 
										ceremonia u përshëndet nga H. Edmir 
										Smajlaj, Myfti i Malësisë së Madhe, Imam 
										Muhamed Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, 
										z. Nebil Muhammedi, përfaqësues i 
										donatorit nga Bahrejni, z. Tahir Zeneli, 
										kryetar i Shoqatës "Ardhmëria", z. Korab 
										Kaja, drejtor i Fondacionit "Mirësia", 
										si dhe z. Begator Fikaj, imam i xhamisë 
										Koplik i Sipërm.
										
										Në fjalët e tyre, folësit, uruan të 
										pranishmit për xhaminë e re, sikurse 
										vlerësuan bashkëpunimin e muslimanëve në 
										mbarë botën, si pjestarë të një 
										familjeje të madhe besimi dhe vlerash.
										
										U vlerësua kontributi i vëllezërve nga 
										Bahrejni dhe dëshira e mirë për ta 
										vazhduar këtë bashkëpunim edhe me 
										ndërtimin e xhamive të reja, aty ku ka 
										nevojë, si shtëpi adhurimi, ku brezat 
										edukohen me moralin islam dhe vlerat e 
										tij.
										
										Me rastin e kësaj ceremonie, Myftinia e 
										Malësisë së Madhe i akordoi z. Nebil 
										Muhammedi një "Mirënjohje", në shenjë 
										vlerësimi për kontributin e tij në 
										drejtim të ngritjes së këtij objekti me 
										vlerë.
										
										Të pranishmit falën edhe namazin e parë 
										të mesditës me xhemat në xhaminë e re të 
										Kopikut të Sipërm.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											















