Myftiu priti konsullin e Kuvajtit, Fejsal Al-Bakr
21 qershor 2015
Ditën e dielë, më 21
qershor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, priti në një takim të
përzemërt, konsullin e Ambasadës së
Kuvajtit në vendin tonë, z. Fejsal
Al-Bakr, në një vizitë me rastin e
Muajit Ramazan.
Gjatë këtij takimi, Myftiu i Shkodrës,
shprehu vlerësimet e tij për kontributet
e shumta që Shteti i Kuvajtit ka dhënë
dhe vazhdon të japë në Shqipëri, sidomos
në ndihmë të projekteve të dobishme
sociale, kulturore dhe atyre
shpirtërore.
Njëkohësisht shprehu mirënjohjen e tij
për bashkëpunimet e dobishme dhe
vëllazërore, në ndihmë të njerëzve në
nevojë, në qytetin e Shkodrës.
Nga ana tjetër, z. Al-Bakr, shprehu
falënderimet e tij për mikpritjen
vëllazërore dhe theksoi se kjo vizitë
përkon edhe me fillimin e Muajit
Ramazan, ku Shteti i Kuvajtit, nëpërmjet
organizmave të tij, gjendet i pranishëm
edhe në Shqipëri nëpërmjet projektit të
ndihmës për njerëzit në nevojë.
Ai theksoi se ndihmat e sjella me këtë
rast, janë një dëshmi e vëllazërisë dhe
solidaritetit me njerëzit në nevojë, si
një mision bamirës universal, me të
cilin është shquar dhe shquhet Shteti i
Kuvajtit, udhëheqja dhe populli i tij.
Konsulli i Kuvajtit theksoi se
bashkëpunimet me Myftininë e Shkodrës do
të vazhdojnë edhe në të ardhmen, si
shenjë e vëllazërisë dhe mbështetjes në
projekte të dobishme, që i shërbejnë
komunitetit dhe vlerave të përbashkëta.