Sadekaja e fitrit, 200 lekë për person

Ditën e enjte, më 9 korrik 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, diskutoi me imamët e qytetit rreth përgatitjeve me rastin e afrimit të Fitër Bajramit. Njëherazi, dha udhëzimet e ardhura nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në lidhje me sadekanë e fitrit, fidjen (kompensimin monetar për ata persona që e kanë të pamundur kategorikisht agjërimin), zekatin dhe lajmërimet e haxhit.

Në udhëzimin zyrtar të KMSh, në lidhje me këto pika, thuhet: "Këshilli i teologëve pranë KMSH-së vendosi që për vitin 2015 caktimi minimal (nisabi) i dhënies së zekatit do të jetë si më poshtë:

1. Duke ju referuar floririt (85 gram) në caktimin e nisabit, personi i cili gjatë një viti ka minimalisht dhe jashtë nevojave jetike të depozituar për një vit hënor 400.000 lekë, e ka obligim dhënien e zekatit në masën 2.5% ose 1/40 të pasurisë së depozituar.

2. Për vitin 2015 sadakaja e fitrit do të jetë 200 lekë për frymë, po aq do të jetë edhe shuma e fidjes."

Në këtë takim u diskutua edhe për aktivitetin e Natës së Kadrit dhe përgatitjet për faljen e Fitër Bajramit.

 


Sadekaja e fitrit, 200 lekë për person
Sadekaja e fitrit, 200 lekë për person
Sadekaja e fitrit, 200 lekë për person