Iftari në sofrën bujare të Shoqatës "Istanbul"

Ditën e enjte, më 25 qershor 2015, stafi i Myftinisë Shkodër, imamët dhe këshilltarët e saj ishin të ftuar në sofrën e iftarit, organizuar nga Shoqata "Istanbul", në ambientet e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia", dega vajza.

Tashmë është bërë traditë shumë e bukur në netët e Muajit Ramazan, që besimtarët të mblidhen në sofra të ndryshme, ku shpirti i vëllazërisë, bujarisë islame, lutjeve dhe urimeve, është përherë i pranishëm në harmoni me vetë shpirtin bujar të këtij muaj vlerash.
Edhe sofra e kësaj nate ishte dëshmi e kësaj atmosfere, ku bisedat vëllazërore, lutjet dhe interesimi për njëri-tjetrin u bënë shoqërues të mirë në sofrën e këtij iftari.

Pas përshëndetjeve tradicionale me rastin e këtij iftari vëllazëror, drejtuesit e Myftinisë, Shoqatës "Istanbul" dhe Medresesë "Haxhi Sheh Shamia", këmbyen përshtypjet e këtyre ditëve të begata të agjërimit, me lutjet që All-llahu ta ketë pranuar agjërimin, adhurimet dhe veprat bamirëse, si dhe me dëshirën e mirë të plotësimit të këtij muaj me mbarësi e begati.

Në emër të Myftinisë Shkodër, Myftiu, Imam Muhamed Sytari, falënderoi kryetarin e Shoqatës "Istanbul", z. Ridvan Seferaj, për ftesën dhe mikpritjen, duke i uruar atij mbarësi dhe një muaj plot përkushtim dhe mirësi.