Ceremonia e Hatmes Sherife
						mbush xhaminë e Parrucës
					13 korrik 2015
Në një atmosferë të 
										mrekullueshme besimi, ditën e hënë, më 
										13 korrik 2015, pas namazit të iqindisë, 
										në xhaminë e Parrucës, u zhvillua 
										ceremonia e Hatmes Sherife.
										
										Nga dita e parë e agjërimit e deri më 
										sot, nën drejtimin e Myftiut të Shkodrës 
										dhe me praninë e disa imamëve, u lexua 
										plotësisht Kur'anin Famëlartë, duke 
										realizuar në këtë mënyrë një mirësi të 
										madhe, që ka vlerat e veta, sidomos në 
										këtë Muaj.
										
										Pas faljes së namazit të iqindisë, 
										fjalën e rastit e mbajti teologu Arben 
										Halluni, i cili uroi të pranishmit e 
										shumtë me rastin e Natës së Kadrit. Ai 
										tha se kjo natë finalizon mirësitë e 
										panumërta të këtij Muaj, si një bekim 
										nga Zoti për besimtarët.
										
										Më pas, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e 
										mbajtur me rastin e këtij tubimi, 
										theksoi se Kur'ani është një mirësi 
										hyjnore, një garanci për ymmetin islam 
										dhe një thirrje e pashtershme për mbarë 
										njerëzimin. Ai u lut që Zoti, me 
										mëshirën e Tij, ta bëjë Kur'anin 
										pikëreferimi për muslimanët e mbarë 
										botës, drejt ripërtëritjes dhe rikthimit 
										te dinjiteti dhe krenaria legjitime e 
										munguar prej rreth një shekulli.
										
										Një ligjëratë me vlera shkencore mbi 
										dobitë e Natës së Kadrit dhe 
										shfrytëzimin e saj, e mbajti teologu 
										Lavdrim Hamja, imam i xhamisë së "Dy 
										Vajzave".
										
										Në ligjëratën e tij, hodhi dritë mbi 
										komentet e shumta dhe të larmishme të 
										sures "El-Kadr", si dhe sqaroi rëndësinë 
										që ka shfrytëzimi i kësaj Nate me lutje 
										e dhikër, me qëllim përfitimin e 
										mëshirës dhe faljes hyjnore.
										
										Më pas, imamët e nderuar, vijuan 
										plotësimin e Hatmes Sherife, me leximin 
										e 20 sureve të fundit dhe duanë e gjatë 
										në gjuhën shqipe, nga Myftiu i Shkodrës.
										
										Në fund të ceremonisë së Hatmes Sherife, 
										u shpërndanë me qindra kopje të 
										përkthimit të kuptimeve të Kur'anit në 
										gjuhën shqipe, mundësuar nga Shoqata 
										Humanitare Kulturore Shqiptare në Vjenë 
										(Austri) - "Xhamia Imam El-Buhari", në 
										bashkëpunim me Myftininë Shkodër.
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											
												
												![]()  | 
											

















