Takimi i imamëve në prag të Ramazanit 1436

Paraditën e së martës, më 16 qershor 2015, u zhvillua takimi i radhës i imamëve të Shkodrës, në prag të hyrjes së Muajit Ramazan 1436.

Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, uroi imamët për këtë mirësi të madhe që po i vjen mbarë botës; muaji Ramazan.

Ai theksoi se detyra e imamëve dhe prijësve fetarë është një përgjegjësi e rëndë, sidomos gjatë Ramazanit, ku angazhimi shumëfishohet.

Myftiu kërkoi nga imamët të jenë bashkues dhe nxitës të harmonisë në komunitetet ku shërbejnë.

Në këtë takim u dhanë edhe udhëzimet e fundit për mbarëvajtjen e aktivitetit fetar në xhamitë e Shkodrës, falja e rregullt e 20 rekateve të lehta të teravisë, respektimi i orareve të imsakut dhe iftarit, këndimi në kohë i ezanit etj.

U lajmërua se duke nisur nga dita e parë e agjërimit dhe në vijim, deri në Natën e Kadrit, do të nisë edhe leximi i plotë i Kur'anit Famëlartë në xhaminë e Parrucës, pas namazit të iqindisë, ditë pas dite, si një traditë tashmë e konsoliduar në qytetin e Shkodrës.

U shpërndanë edhe kalendarët, fletëpalosjet dhe posterat e Ramazanit, në mënyrë që kushdo që nuk është pajisur ende me kalendarin e Ramazanit, ta kërkojë pranë xhamisë së lagjes a fshatit të tij.

 


Takimi i imamëve në prag të Ramazanit 1436
Takimi i imamëve në prag të Ramazanit 1436
Takimi i imamëve në prag të Ramazanit 1436
Takimi i imamëve në prag të Ramazanit 1436
Takimi i imamëve në prag të Ramazanit 1436