Fondacioni "Mirësia",
ndihma ushqimore për agjëruesit në nevojë

Ditën e martë, më 30 qershor 2015, Fondacioni "Mirësia", në bashkëpunim me Myftininë Shkodër, mundësoi shpërndarjen e 100 pakove ushqimore për agjërues të xhamisë së lagjes Dudas dhe disa xhamive të tjera të Shkodrës.

Kjo bamirësi vjen si një kujtim i mirë nga donatori nga Kuvajti, i cili mundësoi ndërtimin e xhamisë së re në lagjen Dudas, inaugurimi i së cilës u realizua në prag të Ramazanit të sivjetshëm.

I pranishëm në këtë aktivitet bamirës ishte edhe drejtoi i Fondacionit "Mirësia", z. Korab Kaja, që shprehu falënderimet e tij për donatorin e nderuar, z. Hejthem Abdull-llah, sidomos në këtë muaj ku shtohen bamirësitë dhe solidarizimi në mesin e muslimanëve. Ai falënderoi edhe bashkëpunimin me Myftininë Shkodër dhe shprehu dëshirën e vazhdimësisë në vepra të hajrit.

Ndërkohë, teologu Ervil Kuçi, duke shprehur falënderimet e Myftinisë Shkodër për donatorin dhe Fondacionin "Mirësia", vlerësoi frymën e bashkëpunimit të shoqatave dhe fondacioneve të ndryshme islame me Myftininë Shkodër, sidomos në këtë muaj të begatë, me qëllim gjallërimin e Ramazanit me aktivitete të larmishme në dobi të komunitetit.

 


Fondacioni "Mirësia", ndihma ushqimore për agjëruesit në nevojë
Fondacioni "Mirësia", ndihma ushqimore për agjëruesit në nevojë
Fondacioni "Mirësia", ndihma ushqimore për agjëruesit në nevojë
Fondacioni "Mirësia", ndihma ushqimore për agjëruesit në nevojë