Sofra bujare e Ramazanit
në xhaminë e fshatit Mes-Myselim

Ditën e shtunë, më 11 korrik 2015, sektori i arsimit pranë Myftinisë Shkodër, ka organizuar një iftar me fëmijë të përzgjedhur nga kursi i mësim-besimit në xhaminë e fshatit Mes-Myselim.

I pranishëm në këtë iftar ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili, në fjalën e mbajtur para kohës së iftarit, u lut që fëmijët e pranishëm të rriten me besim dhe me vullnetin e përparimit në dije, në edukatë, në moral, në komunikim me tjetrin, si muslimanë ndërtues.

Ndërkohë, teologu Arben Halluni, në fjalën e tij tha se ky iftar është simbol i frymës së familjes së madhe islame, në sofrën e së cilës, të gjithë janë të barabartë dhe pjestarë të nderuar. Ai tha se ky iftar është edhe shenjë e vlerësimit të Muajit Ramazan dhe vetë xhamisë, ku është organizuar kjo sofër bujare.

U falënderua edhe bashkëpunimi me sponsorin e këtij iftari, shoqatën bamirëse "Muslims for Humanity", në New York të ShBA.

Një lutje me rastin e këtij iftari u bë edhe nga imami i xhamisë, teologu Altin Nikshiqi.

Sofra bujare e Ramazanit në xhaminë e fshatit Mes-Myselim