Mirësitë e Ramazanit
trokasin në dyert e "Shtëpisë së Fëmijës"

Paraditën e së martës, më 23 qershor 2015, Myftinia Shkodër, në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit, bëri të mundur shpërndarjen e një kontingjenti ndihmash ushqimore për "Shtëpinë e Fëmijëve", Shkodër.

Këto ndihma janë pjesë e programit të ndihmës dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë, institucionet e ndryshme dhe xhematet e xhamive të Shkodrës, në atmosferën e Muajit Ramazan, që Myftinia Shkodër realizon për çdo vit, në bashkëpunim edhe me partnerë të ndryshëm.

Myftinia Shkodër falënderon të gjithë mirëbërësit, shoqatat, fondacionet dhe biznesmenët që e vlerësojnë këtë muaj të begatë, duke dhënë nga pasuria e tyre në dobi të atyre që kanë nevojë.

Myftinia Shkodër fton bizneset e qytetit, besimtarët dhe qytetarët e thjeshtë, që ta shfaqin frymën e Ramazanit dhe mirëbërjes, duke mos nënvleftësuar asnjë mirësi, sado e vogël që të jetë, sidomos gjatë ditëve të këtij muaji të begatë.

 


Mirësitë e Ramazanit trokasin në dyert e "Shtëpisë së Fëmijës"
Mirësitë e Ramazanit trokasin në dyert e "Shtëpisë së Fëmijës"
Mirësitë e Ramazanit trokasin në dyert e "Shtëpisë së Fëmijës"