Simbolika të vëllazërisë islame
dhe kombëtare në sofrën e një iftari
08 korrik 2015
Ditën e mërkurë, më 8
korrik 2015, Myftinia Shkodër organizoi
një iftar me përfaqësues të bashkësive
islame të Prizrenit, Ulqinit dhe
këshillin e Myftinisë Shkodër.
Në fjalën e rastit, Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed Sytari, vlerësoi shpirtin e
bashkëpunimit në mesin e tri myftinive,
si dhe u ndal në një prezantim të
begative të Ramazanit të sivjetshëm në
Shkodër.
Me këtë rast, Myftiu falënderoi imamët
për angazhimin dhe shërbimet e tyre, që
xhamitë të dëshmojnë këtë frymë të
mrekullueshme besim, sidomos në netët e
teravisë.
Në emër të Këshillit të Bashkësisë
Islame të Prizrenit, përshëndeti imami
Gëzim Danjolli, ndërsa imami Besim Cura,
uroi në emër të Këshillit të Bashkësisë
Islame të Ulqinit.
Të pranishëm në këtë iftar ishin edhe
imamë të tri myftinive, drejtues të
shoqatave islame në Shkodër dhe Tiranë,
si dhe antarët e këshillit të Myftinisë
Shkodër.