Iftar me fëmijët e xhamisë së fshatit Kuç

Ditën e xhuma, më 26 qershor 2015, Myftinia Shkodër shtroi një iftar për të rinjtë dhe fëmijët frekuentues të xhamisë së fshatit Kuç.

Pas faljes së namazit të akshamit, të pranishmit këmbyen lutjet për pranimin e ditës së agjërimit, në sofrat e shtruara në oborrin e xhamisë, në një atmosferë të këndshme besimi dhe vëllazërie të pastër islame.

I pranishëm në këtë iftar ishte edhe përgjegjësi i sektorit të rinisë në Myftininë e Shkodrës, teologu Ervil Kuçi, i cili mbajti edhe fjalën e rastit.

Gjatë saj, ai theksoi mirësinë e madhe të muajit Ramazan dhe vlerën e sofrave të tilla, ku besimtarët e shtresave dhe moshave të ndryshme mblidhen për të ndjerë bukurinë e shpirtit të fesë dhe prekjet begatuese të këtij muaji.

Njëkohësisht, vuri në dukje se Myftinia Shkodër e sheh me shumë rëndësi afrimin e brezit të ri me xhaminë, si shenjë e ripërtëritjes së vlerave dhe mesazheve islame, pas një periudhe, kur agjërimi, namazi dhe adhurimet e lira ishin të ndaluara me ligj në vendin tonë.

Ai uroi agjëruesit e rinj për vullnetin e tyre dhe dëshminë e besimit dhe uroi që ky Ramazan të jetë sa më i begatë për të gjithë besimtarët, familjet e tyre dhe për mbarë komunitetin.