"Ndikimi i agjërimit në proceset biokimike dhe bioritëm", tribuna fetare në prag të Ramazanit 1436/2015
13 qershor 2015
Pasditën e së 
										shtunës, më 13 qershor 2015, Myftinia 
										Shkodër organizoi një tribunë shkencore 
										në pritje të muajit Ramazan, ku i ftuar 
										special si ligjërues, ishte shkencëtari 
										i mirënjohur i trevave shqiptare, Dr. 
										Ali F. Iljazi nga Gjakova.
										
										"Ndikimi i agjërimit në proceset 
										biokimike dhe bioritëm", ishte tema e 
										këtij takimi, ku mjeku i mirënjohur 
										gjakovar, shqyrtoi shumë nga dobitë dhe 
										mrekullitë e agjërimit të muajit 
										Ramazan, në trupin dhe shëndetin e 
										njeriut.
										
										Aktiviteti nisi me leximin e një pjese 
										kur’anore nga hafizi i nderuar nga 
										Gjakova, hfz. Safet Hoxha, që e zbukuroi 
										atmosferën me shpirtin e ajeteve të 
										agjërimit.
										
										Më pas, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed 
										Sytari, falënderoi të pranishmit, që 
										kishin mbushur oborrin e xhamisë së 
										Parrucës, për pjesëmarrjen në këtë 
										tribunë vlerash, në prag të muajit 
										Ramazan. Njëkohësisht shprehu kënaqësinë 
										dhe vlerësimet e tij për të ftuarin 
										special, si një personalitet i afirmuar 
										në trevat shqiptare dhe përtej tyre, për 
										aftësinë e madhe të paraqitjes së 
										argumenteve shkencore në dobi të 
										lehtësimit të kuptimit të argumenteve 
										fetare, për besimtarët dhe jo vetëm.
										
										Ndërkohë, teologu Arben Halluni, lexoi 
										një jetëshkrim të shkurtër të ftuarit të 
										nderuar, Dr. Ali Iljazi, duke njohur të 
										pranishmit me arritjet e tij kryesore në 
										jetën shkencore.
										
										Me shumë kënaqësi dhe emocion, të 
										pranishmit ndoqën shjegimet e qarta, që 
										Dr. Ali Iljazi dha në lidhje me vlerat e 
										mëdha, që agjërimi I Ramazanit ka për 
										shëndetin dhe jetën e njeriut. Ai 
										përmendi argument të shumta, që lidhen 
										me faktin sesi mjekësia perëndimore ka 
										ngritur klinika të posaçme për studimin 
										dhe analizimin e vlerave të agjërimit 
										njëmujor që bëjnë muslimanët.
										
										Dr. Ali Iljazi iu referua mjekëve dhe 
										shkencëtarëve të shquar perëndimorë, që 
										kanë dhënë dëshmitë e tyre shkencore mbi 
										vlerën dhe dobitë e mëdha që agjërimi i 
										Ramazanit ka, sidomos në rehabilitimin e 
										proceseve të shumta kimike, me të cilat 
										përballet organizmi i njeriut përgjatë 
										gjithë vitit.
										
										Ligjërata e mbajtur nga Dr. Ali Iljazi 
										ishte një vlerë e madhe, në prag të 
										këtij muaji të begatë, që të gjithë e 
										presim me shumë mall, si një stacion i 
										rëndësishëm në jetën e secilit.
										
										Në përfundim të aktivitetit, u 
										shpërndanë kalendarët e Ramazanit të 
										sivjetshëm, fletëpalosjet me shpjegimet 
										e kushteve dhe rregullave të agjërimit 
										etj.
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 

