Iftari në oborrin e xhamisë së Fushë Çelës...

Ditën e dielë, më 12 korrik 2015, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Kulturore Shqiptare në Vjenë (Austri) - "Xhamia Imam El-Buhari", organizoi një iftar në oborrin e xhamisë "Ebu Bekër", në Fushë Çelë.

Në fjalën e rastit, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari falënderoi të pranishmit dhe shprehu emocionet e tij për këtë tubim, në të cilin ishin mbledhur pjesëmarrësit e rregullt në aktivitetin e Hatmes Sherife, leximit të plotë të Kur'anit, që edhe sivjet u organizua në xhaminë e Parrucës.

Myftiu u lut edhe për fëmijët e pranishëm, një pjesë e mirë e të cilëve kanë prezantuar ditë për ditë në leximin e Kur'anit.

Njëkohësisht falënderoi edhe koordinatorin e projektit të këtij iftar, z. Sidrit Kurtabegu, duke shprehur mirënjohjen e Myftinisë Shkodër për këtë mirësi në komunitet.

Pas iftarit, të pranishmit falën së bashku namazin e akshamit dhe u lutën për pranimin e kësaj dite plot begati.