"Dersi i mbrëmjes së enjte"
në faltoren e fshatit Kullaj

Të enjten, më 17 dhjetor 2015, "Dersi i natës së enjte", pas namazit të akshamit, u zhvillua në faltoren e fshatit Kullaj, Postribë.

Më herët, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen për ndërtimin e kompleksit të ri të xhamisë në Kullaj, falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin "Mirësia".

Ndërkohë, pas faljes së namazit të akshamit, nën drejtimin e imamit të këtij fshati, z. Ardin Selhani, Myftiu mbajti një ders, ku u përqendrua tek hadithi i shenjave të hipokritit.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu kërkoi nga të pranishmit që vlerat e lidhura me identitetin islam, të praktikohen edhe si disiplinë dhe metodë jetese. Konkretisht ai tha se hadithi që flet për shenjat e hipokritit, që janë: "kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin dhe kur zihet në besë tradhton", duhet të na shërbejë si matës i korrektësisë dhe disiplinës në jetën e përditshme. Njëkohësisht, ky hadith duhet të jetë mjet ekuilibri i veprave tona, sidomos në marrëdhëniet tona me të tjerët.

Ai vuri theksin te domosdoshmëria e ruajtjes dhe përhapjes në masë e kthimit nga frekuentimi i namazeve në xhami, distancimit nga haramet dhe pasimit të traditave joislame në jetën e përditshme.

Një ndërhyrje me dobi ishte edhe nga teologu Ervil Kuçi, përgjegjës i sektorit të rinisë pranë Myftinisë Shkodër, i cili foli mbi rëndësinë që ka ruajtja e kohës në funksion të besimit dhe traditave islame në jetë.

Në fund, imami i xhamisë Kullaj, falënderoi Myftiun për praninë e tij në këtë mbrëmje të begatë, sikurse shpjegoi aktivitetin dhe organizimet e xhematit të kësaj xhamie.

Projekti "Dersi i mbrëmjes së enjte", do të vazhdojë edhe në xhamitë e tjera të Shkodrës, gjatë javëve në vazhdim, sipas një programi të parapërgatitur.

"Dersi i mbrëmjes së enjte" në faltoren e fshatit Kullaj