Përfundoi cikli 1 i derseve me temë:
"Feja është këshillë"
10 mars 2016
Mbrëmjen e së enjtes,
më 10 mars 2016, në xhaminë e "Dy
Vajzave", u zhvillua mbyllja e ciklit të
parë të derseve me temë "Feja është
këshillë", që u organizua në disa prej
xhamive të Shkodrës, në datat 29.2 -
10.3. 2016, sipas një programi të
lajmëruar më parë nga Myftinia Shkodër.
Cikli i parë i derseve në fjalë u
zhvillua në xhamitë: "Ebu Bekër",
Dërgut, Rus, Kiras, Mes-Myselim, Perash,
Medrese dhe në xhaminë e "Dy Vajzave",
ku ligjëruan imamët e nderuar: Idmir
Plaku, Lavdrim Hamja, Naim Drijaj, Durim
Kasemi, Adil Cukali, Ervil Kuçi dhe
Ruzhdi Plangaj.
Në mbrëmjen e mbylljes së këtij cikli të
dobishëm vasesh, në xhaminë e "Dy
Vajzave", ishte edhe Myftiu i Shkodrës,
Imam Muhamed B. Sytari, i cili
falënderoi imamët dhe xhematet për
angazhimin e tyre dyjavor në këtë seri
mbrëmjesh fetare me ligjërata e këshilla
të dobishme fetare.
Myftiu vlerësoi këto tubime si mundësi e
marrjes së këshillave të dobishme
fetare, si dhe si një shtysë e mëtejshme
për rritjen e harmonisë në mesin e
muslimanëve.
Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i
Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, i
cili shprehu vlerësimet e tij për këto
tubime të dobishme dhe theksoi se kjo
eksperiencë duhet të përhapet edhe në
qytetet e tjera, si një dobi për
muslimanët e vendit tonë.
Kjo mbrëmje fetare vazhdoi me këshillat
e dobishme fetare të imamëve të nderuar
Durim Kasemi dhe Naim Drijaj, të cilët
dhanë mesazhe dhe udhëzime të dobishme
për besimtarët.
Në fund, imami i xhamisë së "Dy
Vajzave", teologu Lavdrim Hamja,
falënderoi të pranishmit dhe Myftininë
Shkodër për këtë atmosferë, si dhe
shprehu dëshirën që kjo iniciativë e
përsëritur të vazhdojë edhe në xhami të
tjera.
Për të pranishmit u shpërnda literaturë
e dobishme fetare islame në gjuhën
shqipe, mundësuar nga Instituti Shqiptar
i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC)
në Tiranë.