"Dersi i mbrëmjes së enjte"
në xhaminë e Tophanës
31 dhjetor 2015
Të enjten, më 31
dhjetor 2015, "Dersi i natës së enjte",
pas namazit të akshamit, u zhvillua në
xhaminë e Tophanës.
Pas namazit të akshamit me xhemat,
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.
Sytari mbajti dersin e kësaj mbrëmje, ku
foli mbi rëndësinë që ka përkujtimi i
vazhdueshëm i personalitetit dhe
mesazhit të Hz. Muhammedit (a.s).
Myftiu u ndal te një detaj, për të cilin
tha se, prej shumë vitesh, sa herë
afrohet muaji Rebiulevvel, ku
përkujtojmë Lindjen e Begatë të Hz.
Muhammedit (a.s), një virus dashakeq, i
prodhuar në laboratorët e jomuslimanëve,
nis e përhapet në realitetet islame, për
t'i kthyer muslimanët në taborra që
kundërshtojnë njëri-tjetrin, deri në
etiketime me blasfemi, dalje nga feja,
etj.
Ai tha, se këtë virus duhet ta vrasim me
injorimin e tij, me neglizhencën tonë
ndaj prezencës së tij, si dhe përhapjen
me sa të kemi mundësi të mesazheve
qytetëruese që vijnë nga zemra e Hz.
Muhammedit (a.s), për lindjen e të cilit
duhet të gëzohemi e të festojmë, sikurse
urdhërohemi edhe në Kur'anin Famëlartë.
Myftiu theksoi se ditëlindjet e
profetëve janë data të shënuara për
mbarë njerëzimin, sikurse përmendet edhe
në Kur'an, prandaj, duhet të kuptojmë se
përsëritja e tyre vit pas viti, është
një mundësi më tepër për t'u rikthyer te
leximet intensive të jetës së secilit
prej tyre dhe praktikimit në jetë të
traditave të tyre, sidomos ato të Hz.
Muhammedit (a.s), që u dërgua mëshirë
për mbarë botrat.
Projekti "Dersi i mbrëmjes së enjte", do
të vazhdojë edhe në xhamitë e tjera të
Shkodrës, gjatë javëve në vazhdim, sipas
një programi të parapërgatitur.