Aktiviteti fetar:
"Nata e Kadrit dhe namazi i natës”

Ditën e shtunë, më 19 korrik 2014, Myftinia Shkodër organizoi një tribunë fetare për motrat muslimane, mbi vlerën dhe rëndësinë e Natës së Kadrit dhe namazit të natës në 10 ditët e fundit të Ramazanit.
 
Në ligjëratat e tyre, teologet Ferzet Ndoja dhe Jetmira Plaku, hodhën dritë mbi këto dy tema, duke u përqendruar tek ajetet kur’anore dhe hadithet e ndryshme, që nxisin përfitimin nga koha në shërbim të adhurimeve dhe lutjeve, sidomos në këto 10 ditë të fundit të Muajit Ramazan.
 
Në ligjëratat e këtij tubimi të begatë u theksua se Nata e Kadrit është më e rëndësishmja natë e jetës së një muslimani, që kërkon nëpërmjet saj pëlqimin dhe pranimin e Zotit. “Fakti që Nata e kadrit nuk na është treguar, ka një urtësi të madhe, që na bën ta mos përqendrohemi vetëm tek disa momente a një natë, por ta bëjmë traditë e zakon në jetën tonë adhurimin dhe lutjen, si të ishte secila natë, Natë Kadri” – theksoi vaizja Ferzet Ndoja.
 
Ndërkohë, në ligjëratën e saj, vaizja Jetmira Plaku, vuri theksin te vlerat e namazit të natës. Ndër të tjera, ajo theksoi se: “Namazi i natës është traditë e Hz. Muhammedit (a.s). Ai e praktikonte namazin e natës, si një urdhëresë kur’anore, me të cilën Zoti i gjithësisë desht ta udhëzonte zemrën e tij dhe ta mbushte me pëlqim dhe urtësi hyjnore. Prandaj, ta shfrytëzojmë kohën tonë për t’u afruar më shumë me All-llahun edhe nëpërmjet namazit të natës”.
 
Për pjesëmarrëset në këtë aktivitet, Myftinia Shkodër shtroi një iftar.

Aktiviteti fetar: “Nata e Kadrit dhe namazi i natës”