Aktiviteti fetar:
“Në gjurmë të Resulull-llahut (a.s)”

Ditën e hënë, më 13 janar 2014, pas namazit të iqindisë, në përkujtim të Lindjes së Begatë të Hz. Muhammedit (a.s), Myftinia Shkodër ka zhvilluar një aktivitet fetar në xhaminë e Parrucës.
 
Aktiviteti ka nisur me leximin e një pjese kur’anore nga Hafiz Ramazan Avci, pas së cilit teologu Arben Halluni ka bërë hapjen e këtij tubimi, duke vënë theksin te mirësia e këtyre tubimeve, në përkujtim të personalitetit të Profetit tonë dhe mesazheve të fesë islame.
 
Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vëmendjen e të pranishëmve se përkujtimi i Lindjes së Profetit (a.s), është një domosdoshmëri për muslimanët, sidomos në kohëra, kur kushtet e jetesës bëhen shkak dhe pengesë që njerëzit të lidhen si duhet me përkujtimin e tij (a.s).
 
Myftiu i është referuar ajeteve kur’anore dhe haditheve, nëpërmjet të cilave, dijetarët kanë nxjerrë konkluzionet e duhura që nxisin përherë e më shumë këto tubime, si tregues të dashnisë dhe vullnetit për të ndjekur traditat profetike.
 
Imami i xhamisë së Parrucës, teologu Naim Drijaj, ka folur për modelin e sahabëve në pasimin me dashuri të Resulull-llahut (a.s), duke theksuar se ai ishte më i dashur për ta, se edhe vetë vetja e tyre.
 
Imami i nderuar ka përmendur shembuj të ndryshëm, nëpërmjet të cilëve ka përkufizuar madhështinë e Profetit dhe lidhjen e fortë e të pashembullt, që sahabët kishin me Zotërinë e tij.
 
Më pas, teologu Resmi Likaj, medresisti Orhan Dani dhe H. Ramazan Avci, kanë kënduar disa ilahi të bukura dhe pjesë mevludi, që ia kanë shtuar bukurinë këtij tubimi vlerash.

Aktiviteti fetar: “Në gjurmë të Resulull-llahut (a.s)” 