Mbrëmja fetare: “Vlera të vëllazërisë islame”
02 prill 2014 - Shkodër
Ditën e mërkurë, më 2 
										prill 2014, Myftinia Shkodër ka ftuar 
										besimtarët të marrin pjesë në 
										aktivitetin fetar me temë: “Vlera të 
										vëllazërisë islame”, në kuadër të nismës 
										së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: 
										“Frytet e besimit”.
										 
										Aktiviteti ka nisur me këndimin e ezanit 
										të akshamit nga teologu Bilal Teqja, i 
										cili ka drejtuar edhe namazin e 
										akshamit, duke mbushur zemrat e 
										besimtarëve me leximin e bukur të 
										Kur’anit.
										 
										Më pas, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed 
										Sytari, ka vlerësuar se këto mbrëmje 
										fetare janë një mundësi më shumë për t’u 
										afruar me dashninë e All-llahut, në 
										rrugën e dëshmimit si besimtarë të 
										përkushtuar që e duan dhe e mbrojnë 
										njëri-tjetrin.
										 
										Myftiu ka uruar mirëseardhjen në Shkodër 
										të dy nënkryetarëve të KMSh, z. Gazmend 
										Aga dhe z. Klodi Shehu, të kancelarit të 
										KMSh, z. Ali Zaimi, drejtorit të 
										Thirrjes Islame në KMSh, z. Elvis Naçi, 
										Myftiut të Malësisë së Madhe, H. Edmir 
										Smajlaj etj.
										 
										Në ligjëratat e mbajtura para të 
										pranishëmve, z. Ali Zaimi dhe teologu 
										Elvis Naçi, kanë hedhur dritë mbi vlerat 
										e vëllazërisë islame dhe domosdoshmërinë 
										e angazhimit të secilit për të dëshmuar 
										sa më mirë këto vlera islame. Është vënë 
										theksi te ajetet kur’anore dhe hadithet 
										e ndryshme, që nxisin muslimanët për të 
										lënë mënjanë veset dhe ndikuesit që e 
										dobësojnë vëllazërinë islame, si dhe të 
										punojnë me përkushtim në rrugën e 
										forcimit të saj në shoqëri.
										 
										Me shumë emocion janë përcjellur edhe 
										ilahitë e bukura, me tekste të vjetra 
										shqipe, të kënduara me shumë mjeshtri 
										nga H. Sami Muçej, 83 vjeçari që vazhdon 
										të shërbejë me shumë përkushtim në 
										gjallërimin e xhamive me këndimet e 
										bukura të pjesëve të “Mevludit” dhe 
										ilahive të larmishme.
										 
										Pas faljes së namazit të jacisë me 
										xhemat, për të pranishmit është 
										shpërndarë edhe ujë Zemzemi.
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 

