Oblikë, mbrëmje fetare mbi vlerën besimit

Mbrëmjen e së enjtes, më 26 nëntor 2015, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari mbajti një ligjëratë mbi besimin dhe qëndrueshmërinë në Islam, në xhaminë e Oblikës.

Pas faljes së namazit të akshamit me xhematin e ri në moshë, të kësaj xhamie, Myftiu falënderoi fillimisht imamin e xhamisë, z. Ridvan Luzaku, për organizimin e rinisë dhe aktivitetin e larmishëm me xhematin e kësaj xhamie.

Në ligjëratën e tij, Myftiu foli mbi vlerën e përkthimit të besimit në vepra e sjellje konkrete në jetë. Ai tha se Islami dhe besimi nuk bazohen mbi forma dhe ekspozime, por mbi bindje të argumentuara, që pasohen nga reagime normale dhe sjellje konkrete.

Myftiu iu referua ajeteve dhe haditheve të ndryshme, që nxisin muslimanin të jetë shembull në çdo fushë të jetës, i karakterizuar nga besimi, morali, mirësjellja dhe dituria.

Kjo mbrëmje fetare u pasua nga një këshillë e bukur nga teologu Ervil Kuçi, i cili theksoi se rinia islame është e ftuar sot të shfrytëzojë kohën për të dëshmuar veten si model shoqëror. Ai tha se shoqëria e xhamisë është shumë e vlefshme, por ajo duhet konsoliduar dhe ruajtur, duke ruajtur njëkohësisht krenarinë legjitime islame në jetën e përditshme.