Hafiz Xhemal Çanga,
nderohet Myftiu i Shkodrës (1959-1967)

Pasditën e së dielës, më 1 nëntor 2015, Myftinia Shkodër ka organizuar në bibliotekën e qytetit, ceremoninë e akordimit të titullit: "Mirënjohja e Qytetit", për Myftiun e Shkodrës (1959-1967), Hafiz Xhemal Çanga.

Ceremonia është përshëndetur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, i cili ka vlerësuar këtë aktivitet si një dëshmi e ruajtjes së besës së të shkuarve, si dhe një nderim për myftiun e fundit të Shkodrës, deri në vitin e errët 1967.

"Përkujtimi i personalitetit të Myftiut Hafiz Xhemal Çanga, na bën mirë të gjithëve, sepse në një mënyrë a tjetër, me përkujtimin e emrit të Hirësisë së tij dhe të brezit që i takonte, ne trashëgojmë tek e sotmja, e veçanërisht te rinia dhe fëmijët tanë, respektin dhe nderimin për këta burra të sprovuar në fé!" - tha Myftiu.

Aktiviteti vijoi me referatin e mbajtur nga H. Fejzi Zaganjori, imam i xhamisë Rus, i cili hodhi dritë mbi jetën dhe kontributin e të nderuarit H. Xhemal Çanga.

"Hafiz Xhema, ashtu si është njohur në rrethet muslimane të Shkodrës, ka qenë një njeri fisnik, i besës dhe krejtësisht i ndershëm ndaj misionit të besimit dhe fesë islame, që i shërbeu me shumë përkushtim në momentet më të vështira të historisë sonë kombëtare.

Pavarësisht kërcënimeve dhe tundimeve të ndryshme të komunistëve, Hafizi i nderuar e ruajti dinjitetin e tij dhe të misionit që përfaqësonte, ndonëse kjo i kushtoi poshtërim nga pushteti dhe dënim me punë në një prej reparteve të zdrukthtarisë." - tha, ndër të tjera, H. Fejzi Zaganjori.

Me shumë emocion u ndoq momenti i akordimit të titullit: "Mirënjohja e Qytetit", që iu dorëzua të bijës së Myftiut Hafiz Xhemal Çanga, nga Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Xhemal Bushati.

Ndërkohë, në emër të familjes përshëndeti z. Rauf Çanga, i cili falënderoi Myftininë Shkodër dhe Këshillin e Bashkisë për këtë vlerësim të bërë për njeriun e tyre të dashur.

Në fund, teologu Arben Halluni, theksoi se ky aktivitet, që vjen në atmosferën e përkujtimit 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së parë në Shkodër, do të pasohet me aktivitete të shumta e të larmishme.

Hafiz Xhemal Çanga, nderohet Myftiu i Shkodrës (1959-1967)