Haxhilerët e Shkodrës, drejt vendeve të shenjta

Ditën e martë, më 15 shtator 2015, Myftinia Shkodër organizoi ceremoninë e përshëndetjes dhe përcjelljes së haxhilerëve të këtij viti, të cilët do të udhëtojnë drejt vendeve të shenjta për kryerjen e umres dhe haxhit.

Në një intervistë për mediat lokale, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, tha se këto momente janë të mbushura me emocionet e një udhëtimi, sa një jetë. Ai shprehu urimet dhe lutjet e tij për haxhilerët e Shkodrës, duke theksuar se kryerja e haxhit është shprehje e besimit dhe e vullnetit për të qëndruar në besë.

Edhe Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, tha se haxhi është udhëtim jete për këdo që e kryen. Ai këshilloi haxhilerët që të luten për vete, për familjet e tyre dhe për shoqërinë shqiptare.

Ndërkohë, para nisjes, haxhilerët këmbyen urimet dhe përshëndetjet më të përzemërta me përcjellësit e tyre, duke marrë si amanet porositë e shumta për lutje drejtuar Zotit të gjithësisë, në më të mirin e vendeve për adhurim.

Këtë vit, 40 haxhilerë nga Shkodra dhe Malësia e Madhe do të bashkohen me grupin e madh të haxhilerëve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe me ata miliona muslimanë nga mbarë bota, për kryerjen e haxhit, në Mekë.

Me lot dhe urime zemre, familjarë të shumtë dhe besimtarë të pranishëm, uruan haxhilerët tanë në prag të nisjes drejt Xhidas, prej ku do të udhëtojnë për në Mekë, për të nisur ritualet e umres dhe haxhit.