Mbyllet cikli I i ligjëratave pas akshamit
30 prill 2014 - Shkodër
Në datat 21,22,23 –
28,29,30 prill 2014, Myftinia Shkodër
organizoi ciklin e parë të ligjëratave
fetare pas namazit të akshamit, në xhami
të ndryshme të qytetit dhe të fshatit,
ku ligjëruan Myftiu dhe imamë të
ndryshëm teologë.
Sipas një programi të paralajmëruar,
cikli i parë i ligjëratave pas akshamit
përfshiu xhamitë e mëposhtme, sipas
këtij programi:
21 prill 2014: Xhamia Perash, ligjëruan:
teologu Lavdrim Hamja dhe teologu Gilman
Kazazi.
22 prill 2014: Xhamia e Medresesë,
ligjëruan teologu Arben Halluni dhe Imam
Muhamed Sytari.
23 prill 2014: Xhamia e Bardhejve,
ligjëruan teologu Adem Pizga dhe teologu
Ervil Kuçi.
28 prill 2014: Xhamia Rus, ligjëruan
teologu Idmir Plaku dhe teologu Lavdrim
Hamja, që zëvendësoi teologun Durim
Kasemi.
29 prill 2014: Xhamia Tophanë, ligjëruan
teologu Ruzhdi Plangaj dhe Imam Muhamed
Sytari.
30 prill 2014: Xhamia Golem, ligjëruan
teologu Lavdrim Hamja dhe teologu Naim
Drijaj.
Gjatë këtyre ligjëratave, u trajtuan
tema të larmishme, si: “Mirësjellja në
mesin e muslimanëve”, “Vlera e kohës tek
dijetarët muslimanë”, “Vëllazëria dhe
solidarizimi në jetën e muslimanëve”, “Namazi
dhe duaja në jetën e besimtarit”, “Mirënjohja
dhe falënderimi në jetën e muslimanëve”,
“Përkushtimi i sahabëve në fe”,
nëpërmjet të cilave u synua gjallërimi i
jetës fetare në xhamitë e ndryshme të
Shkodrës dhe përfitimi nga trajtesat e
specializuara të imamëve teologë.
Me mbarësinë e All-llahut, cikli i
ligjëratave pas namazit të akshamit do
të vazhdojë edhe më tej në xhami të
tjera, sipas një programi që do të bëhet
publik nga Myftinia Shkodër.