"Dersi i mbrëmjes së enjte"
në xhaminë e fshatit Kuç
03 dhjetor 2015
Të enjten, më 3
dhjetor 2015, Myftinia Shkodër ka vijuar
me zhvillimin e projektit më të ri të
saj, titulluar: "Dersi i natës së
enjte", që këtë mbrëmje është ndalur në
xhaminë e fshatit Kuç.
Pas faljes së namazit të akshamit nën
drejtimin e teologut Ervil Kuçi, Myftiu
i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari ka
mbajtur një ders, ku është përqendruar
te vlera e ruajtjes dhe mbrojtjes me
krenari legjitime të identitetit islam
në jetë.
Myftiu ka folur mbi rëndësinë që ka
besimi në Një Zot dhe aftësia që kanë
muslimanët për të vërtetuar me argumente
logjike dhe të transmetuara, atë që ata
besojnë dhe janë të ftuar të dëshmojnë
në jetë. Ai tha se muslimani është
respektues ndaj kujtdo, nuk ka komplekse
nga asgjë në fenë e tij, di të dallojë
besimin nga afetarizmi, si dhe e ka të
qartë se në ditën e gjykimit, të gjithë
do të japin llogari për besimin dhe
veprën e tyre.
Myftiu ka bërë thirrje që njerëzit të
mos ndikohen sot nga fushatat
islamofobe, që përpiqen me mënyra të
ndryshme t'i frikësojnë njerëzit dhe t'i
distancojnë nga Islami, nëpërmjet
prezantimit të modeleve devijante nga e
vërteta islame.
Ky takim është pasuruar edhe me
bashkëbisedimin e besimtarëve dhe
pyetjet e ndryshme në dobi të kësaj
mbrëmjeje të dobishme besimi.