Pllakatë përkujtimore
te selia e parë e Myftinisë Shkodër
10 nëntor 2015
Paraditën e së
martës, më 10 nëntor 2015, Myftinia
Shkodër organizoi një ceremoni simbolike
për zbulimin e pllakatës përkujtimore,
te shtëpia e familjes Baja. Në fillimit
e aktivitetit fetar, pas vitit 1990, ky
objekt shërbeu si seli e Myftinisë
Shkodër dhe Bashkësisë Islame të
Shqipërisë.
Pas zbulimit të pllakatës, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, tha se
kjo shtëpi, ka një simbolikë të
rëndësishme për Myftininë e Shkodrës,
pasi në vitet e para të rimëkëmbjes
fetare, ajo ishte pikë referimi për
muslimanët shkodranë, qendra e Myftinisë
Shkodër, faltorja e parë qytetëse dhe
seli e Bashkësisë Islame të Shqipërisë.
Myftiu falënderoi z. Rexhep Baja, pronar
i kësaj shtëpie, për mirëkuptimin dhe
gatishmërinë e tij për vendosjen e kësaj
pllakate përkujtimore në muret e pronës
së tij.
Nga ana e tij, z. Baja, shprehu
falënderimet e tij për Myftininë Shkodër
dhe vlerësoi këtë nderim dhe respekt për
të dhe familjen e tij.
Në këtë ceremoni merrni pjesë imamë,
intelektualë e qytetarë të nderuar
shkodranë, që shprehën vlerësimin për
këtë përkujtim të mirë.