Mesazhe harmonie dhe paqeje në 25 vjetorin
e rihapjes së xhamisë së Plumbit.

Paraditën e së hënës, më 16 nëntor 2015, në ditën e 25 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, Myftinia Shkodër organizoi ceremoninë simbolike të inaugurimit të pllakatës përkujtimore pranë shtëpisë së familjes Myftija, në lagjen Tabakë.

Shtëpia në fjalë, shërbeu si qendër kryesore e takimeve të para dhe mbledhjeve kryesore në ditët e rëndësishme të nëntorit 1990, ku me datën 16 të atij muaj, u organizua edhe ceremonia madhështore e fjalimit historik të H. Sabri Koçit.

Në praninë e mediave, intelektualëve, besimtarëve dhe familjarëve të familjes Myftija, pllakata përkujtimore u zbulua nga Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari dhe Famullitari i Kishës Ortodokse Shkodër, At Nikolla Petani.

Në një mesazh për mediat e pranishme, Myftiu theksoi se kjo datë është shumë e rëndësishme për Shkodrën dhe muslimanët e saj, sikurse theksoi se mesazhet që përcjell kjo ditë e shënuar e përkujtimit të rihapjes së xhamisë së parë pas 23 vitesh persekutim, janë mesazhet e harmonisë dhe jetës dhe distancimit nga fryma e urrejtjes, dhunës e terrorit, që është i dënuar në çdo besim e fe.

Një mesazh urimi dha edhe At Nikolla Petani, që uroi besimtarët muslimanë për këtë datë të rëndësishme, si dhe uroi që fryma e bashkëpunimit dhe harmonisë në mesin e besimtarëve të jetë e përhershme në Shkodër e mbarë Shqipërinë.

Edhe H. Mithat Myftija, imam i xhamisë së Plumbit, falënderoi Myftininë e Shkodrës për këtë ceremoni dhe mesazhet e saj dhe theksoi se kujtimi i atyre ditëve të vështira të nëntorit 1990 do të ngelet i pashlyer në memorien e familjes së tij dhe qytetarëve shkodranë.

Më pas, u fal namazi i mesditës në xhaminë e Plumbit, ku ezani i kohës u këndua, nga H. Vehbi Dani, si para 25 vitesh.

Në përfundim, u zhvillua një bashkëbisedim i ngrohtë, ku dhanë mesazhet dhe emocionet e tyre, Imam Muhamed B. Sytari, Dr. Genti Kruja, drejtori i kulturës në KMSh dhe H. Vehbi Dani, që përcolli emocionin e madh të këndimit të ezanit pas 25 vitesh në xhaminë e Plumbit, si atë ditë të bekuar, i caktuar nga H. Sabri Koçi.

Pas këndimeve kur'anore, imami i nderuar Lavdrim Hamja bëri një dua për besimtarët e parë, që rihapën xhaminë e Plumbit dhe të pranishmit.

Mesazhe harmonie dhe paqeje në 25 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit.