"Dersi i mbrëmjes së enjte"
në xhaminë e fshatit Zues
10 dhjetor 2015
Të enjten, më 10
dhjetor 2015, "Dersi i natës së enjte",
pas namazit të akshamit, u zhvillua në
xhaminë e fshatit Zues, Ana e Malit.
Pas faljes së namazit të akshamit nën
drejtimin e
Myftiut, Imam Muhamed B. Sytari
falënderoi imamin e xhamisë Oblikë, z.
Ridvan Luzaku, si dhe atë të xhamisë
Zues, z. Qazim Mehja, për organizimin e
kësaj mbrëmjeje fetare dhe takimi të
përzemërt.
Në dersin e tij të kësaj mbrëmjeje,
Myftiu foli mbi hadithin: "Kjo fe është
lehtësim...", ku u ndal te nevoja e
madhe e kuptimit të fesë dhe ruajtjes
nga euforizmi dhe devijimi në fanatizëm
dhe ekstremizëm në marrëdhënie me fenë
islame.
Myftiu theksoi se nëpërmjet leximit dhe
kuptimit të fesë së tij, muslimani
mësohet të jetë i disiplinuar në jetë,
respektues i kufijve, shembull për t'u
pasuar në shoqëri.
"Ka shumë rëndësi që fenë ta marrim në
mënyrë graduale dhe t'i lutemi
All-llahut të na forcojë e të na bëjë të
qëndrueshëm në fenë tonë. Islami nuk
është fe e pamjeve të jashtme, e
angazhimit për të ndërtuar të jashtmen,
por ai përqendrohet te ndërtimi i zemrës
dhe mbushja e saj me dashninë e
All-llahut dhe të dërguarit të Tij.
Rinia e sotme shqiptare nuk ka
alternativa. Rininë tonë e kanë mbytur,
i kanë zgjedhur vetëm vdekjen si
alternativë. Vdekje morale,
intelektuale, ekonomike, kulturore.
Rinia e jonë nuk ka alternativa. Ajo që
prezantohet sot në mes të qytetit, në
kolibet e alkoolit dhe harameve, bri
xhamisë, nuk është alternativë!?
Prandaj, ju ftoj ta vlerësoni kohën
tuaj, të mbroni dinjitetin tuaj islam,
të ruani kufijtë e identitetit!", - tha
ndër të tjera Myftiu.
Projekti "Dersi i mbrëmjes së enjte", do
të vazhdojë edhe në xhamitë e tjera të
Shkodrës, gjatë javëve në vazhdim.