Motrat muslimane përkujtojnë
						Natën e Gjysmës së Shabanit
					01 qershor 2015
Në atmosferën e 
										aktiviteteve që shoqërojnë ardhjen e 
										Muajit Ramazan, ditën e hënë, më 1 
										qershor 2015, Myftinia Shkodër organizoi 
										një aktivitet fetar për motrat 
										muslimane, në xhaminë e Tophanës.
            
										Në qendër të këtij aktiviteti ishte 
										përkujtimi i Natës së Gjysmës së 
										Shabanit, si një natë rreth mirësisë së 
										cilës janë transmetuar shumë hadithe, 
										ndërkohë brezat e mëparshëm e kalonin në 
										adhurim, me dhikër, istigfar e lexim 
										Kur’ani.
            
										Motrat e pranishme janë nxitur që të 
										jenë të vëmendshme për të përfituar sa 
										më shumë nga këto mirësi që vijnë herë 
										pas here, si dhurata e begati hyjnore 
										për besimtarët.
            
										Në këtë tubim vlerash besimi, kanë 
										ligjëruar vaizet e Myftinisë Shkodër, 
										teologet Ferzet Ndoja, Zamira Bushati 
										dhe Jetmira Plaku, të cilat kanë hedhur 
										dritë mbi mirësinë e këtyre ditëve, në 
										prag të muajit Ramazan dhe rëndësinë që 
										ka shfrytëzimi i tyre, për të shtuar 
										adhurimet dhe lutjet.
            
										Gjatë këtij aktiviteti është folur edhe 
										mbi rëndësinë dhe vlerën e Muajit 
										Ramazan dhe angazhimin maksimal që duhet 
										të ketë muslimani për të përfituar në 
										mënyrë të vazhdueshme nga mirësitë 
										pafund të këtij muaji të begatë.
            
										Aktiviteti është pasuar me disa recitime 
										fetare dhe me duanë e hatmes sherife, të 
										bërë nga vaizet e nderuara, nënat dhe 
										motrat muslimane të pranishme në këtë 
										aktivitet të dobishëm fetar.
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 
|  | 

