Aktiviteti: Nga nostalgjia e Ramazanit 1435/2014

Ditën e xhuma, më 12 shtator 2014, Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet në përkujtim të mirësive dhe gjallërisë së Muajit Ramazan 1435/2014 në qytetin e Shkodrës.
 
Fillimisht, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij për të gjithë imamët, këshillat e xhamive, muezinët dhe besimtarët, që kontribuan maksimalisht për gjallërimin e jetës islame në Shkodër gjatë Muajit Ramazan.
 
Myftiu theksoi, se ky aktivitet është një shkëndijë nostalgjie për një Muaj të Madhnueshëm, që angazhoi një komunitet të tërë drejt adhurimit, bamirësisë, bujarisë, solidarizimit dhe dëshmimit të vlerave dhe virtyteve më të larta islame në Shkodër.
 
Në aktivitet referuan edhe imami i xhamisë “Ebu Bekër”, teologu Idmir Plaku dhe imami i xhamisë Parrucë, teologu Naim Drijaj.
 
Në referatin e tij, teologu Idmir Plaku, u fokusua te domosdoshmëria e pasimit të Muajit Ramazan me përkushtim maksimal, në shërbim të përforcimit të frymës së adhurimit, leximit të Kur’anit dhe bamirësisë në jetën e përditshme.
 
Ndërkohë, teologu Naim Drijaj, foli mbi rëndësinë që ka angazhimi i rinisë me adhurimet dhe ndjesinë e besimit që rrezaton agjërimi i Ramazanit dhe vetë ky Muaj i Madhnueshëm me simbolikat e tij fetare në shpirtin dhe sjelljen e besimtarit.
 
Aktiviteti u pasua me shfaqjen e një përmbledhjeje me aktivitetet kryesore të zhvilluara gjatë këtij muaj, takimeve fetare, namazit të teravisë, bamirësive të ndryshme, ligjëratave, emisioneve televizive, iftareve etj.