Xhamia e Medresesë, përkujtohet Lindja e Begatë e Hz. Muhammedit (a.s)

Pasdrekën e së enjtes, më 7 janar 2016, Myftinia Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë e Medresesë "Haxhi Sheh Shamia", ka organizuar në xhaminë e Medresesë një tribunë fetare, në përkujtim të Lindjes së Begatë dhe dërgesës profetike të Hz. Muhammedit (a.s).

Në fjalën e tij përshëndetëse, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, theksoi se organizimi i këtyre tubimeve po bëhet përherë e më i domosdoshëm, duke marrë parasysh injorancën e madhe dhe mungesën e njohurive që njerëzit kanë rreth personalitetit dhe misionit të Hz. Muhammedit (a.s).

Myftiu theksoi se edhe nxënësit e Medresesë duhet të jenë përherë e më aktivë, kur bëhet fjalë për muajin Rebiulevvel, ku mbarë bota islame përkujton Mevludin Sherifë dhe mirësitë e mëdha që i erdhën botës me lindjen dhe dërgesën e Hz. Muhammedit (a.s).

Edhe drejtori i Medresesë "Haxhi Sheh Shamia", z. Kujtim Dervishi, në fjalën e tij, tha se këto aktivitet kanv një rëndësi të madhe, pasi na afrojnë përherë e më shumë me besimin ddhe vlerat e tij në jetë. Ai tha se përkujtimi i lindjes së Hz. Muhammedit (a.s) është një shprehje e dashurisë dhe respektit që kemi ndaj të dërguarit të All-llahut.

Aktiviteti vijoi me ligjëratat e dobishme të mbajtura nga imamët e nderuar, teologu Idmir Plaku dhe teologu Naim Drijaj.

Në ligjëratat e tyre, imamët e nderuar hodhën dritë mbi vlerat e leximit dhe kuptimit të jetës së Hz. Muhammedit (a.s), nevojën e madhe që kanë xhematet dhe shoqëria e sotme për ndjekjen e traditave të profetit (a,s), si dhe vlerësimin e madh që i ka bërë Zoti i gjithësisë të dashurit të Tij, Hz. Muhammedit (a.s).

Në ligjëratat në fjalë, u hodh dritë edhe mbi respektin e madh që ka treguar vetë i dërguari (a.s) për ditën e lindjes së tij, si një mirësi dhe begati hyjnore nga Zoti për gjithësinë.

U dhanë shembuj të goditur nga jeta e sahabëve dhe dashuria e tyre e madhe për Hz. Muhammedin (a.s), si dhe u bënë lutje që Zoti i gjithësisë të na forcojë në rrugën etë dërguarit të Tij dhe Kur'anit Famëlartë.

Për kënaqësinë e të pranishëmve, u kënduan edhe disa ilahi nga medresistët tanë.