U promovua libri “Zidní”,
nga Imam Muhamed B. Sytari

Pasditën e së enjtes, më 12 nëntor 2015, Myftinia Shkodër, organizoi në ambientet e bibliotekës së qytetit, promovimin e librit më të ri nga Imam Muhamed B. Sytari, me titull: “Zidní”.

Ceremonia e promovimit të librit nisi me analizën e librit, nga shkrimtari Xhahid Bushati, i cili hodhi dritë mbi librin si dhe krijimtarinë e autorit, duke vlerësuar se botimi në fjalë është pjesë e një pune të përhapur në kohë.

Gjatë analizës së këtij botimi, z. Bushati bëri një lidhje në mes librit “Zidní” me pararendësin e tij, "Nún Pasha Lapsin…", që janë pjesë e pandashme e marrëdhënies së autorit me dy periudha të drejtimit të tij të Myftinisë Shkodër.

Libri i ri nga Imam Muhamed B. Sytari, ndahet në pesë kapituj: Studime, Ese, Intervista, Mesazhe dhe derse, si dhe Thirrje shpirti.

Një përshëndetje plot emocion ishte edhe ajo e bërë nga thirrësi islam, me banim në ShBA, H. Burhan Fili, i cili vlerësoi punën e teologëve të rinj dhe falënderoi autorin për këtë libër të ri, si dhe botimet e mëparshme.

H. Burhan Fili tha se Shkodra, përherë ka pasur njerëz të penës dhe autorë, që nuk janë kursyer për të përhapur dije dhe vlera islame. Njëkohësisht ka ftuar teologët që të punojnë me sa të kenë mundësi, në rrugën e përhapjes së diturisë dhe qytetërimit islam.

Në përfundim, autori i librit, Imam Muhamed B. Sytari, tha se ndjehet i lumtur dhe i emocionuar njëkohësisht, që promovimi i këtij libri vjen si pjesë e zinxhirit të aktiviteteve të larmishme që Myftinia Shkodër po zhvillon në kuadër të 25 vjetorit të rilejimit të fesë me ligj dhe rihapjes së xhamisë së Plumbit.

Autori falënderoi të pranishmit në këtë promovim, si dhe shkrimtarin Xhahid Bushati për përkujdesjen e tij në redaktimin e këtij libri, Shtëpinë botuese "Focus print", pjesë e LOGOS-A, si dhe z. Sami Gharbi (Tunizi) për kurimin e kopertinës.

Aktiviteti vijoi me prezantimin e një ekspozite me botimet e hoxhallarëve, imamëve dhe thirrësve islamë shkodranë në këto 25 vite. Gjatë këtij ekspozimi me vlerë, dhanë mesazhet dhe vlerësimet e tyre teologu Arben Halluni dhe imami i xhamisë së Rusit, H. Fejzi Zaganjori.

U promovua libri “Zidní”, nga Imam Muhamed B. Sytari