Vizitë në shtëpinë
e Hoxhës Hafiz Sulejman Kraja
09 nëntor 2015
Pasditën e së hënës,
më 9 nëntor 2015, Këshilli i Myftinisë
Shkodër dhe Myftiu, Imam Muhamed B.
Sytari, zhvilluan një vizitë në shtëpinë
e Hoxhës së nderuar, Hafiz Sulejman
Kraja (1921-2006).
Kjo vizitë vjen në atmosferën e begatë
të 25 vjetorit të rilejimit të fesë në
vendin tonë, ndërkohë që Hoxha i nderuar
ishte një ndër imamët dhe hoxhallarët e
pakët, që i kishin shpëtuar periudhës së
errët të persekutimit ateist në vendin
tonë.
Në pritje të Myftiut dhe këshilltarëve
të Myftinisë Shkodër, ishte
bashkëshortja e Hoxhës së nderuar dhe
familjarët e tij, që falënderuan këtë
vlerësim për njeriun e tyre të dashur,
Hafiz Sulejman Kraja.
Ata kujtuan momente të paharruara nga
jeta e tij, sakrifica dhe përkushtimi i
madh, sidomos gjatë periudhës së errët
së femohimit, kur iu kërkua të mohonte
Zotin dhe fenë, gjë të cilën nuk e
pranoi asnjëherë, duke dëshmuar
karakterin e tij të fortë dhe qëndresën
e muslimanit dhe thirrësit islam.
Gjatë vizitës, Myftiu tha se kjo vizitë
është shenjë nderimi dhe respekti që
Myftinia Shkodër i detyrohet shërbimeve
dhe përkushtimit të madh të Hoxhës, H.
Sulejman Kraja, që për shumë vite ishte
imam, vaiz dhe hatib i xhamisë së
Kirasit, e para xhami qytetëse, pas
viteve '90.
Ai tha se nga duart e Hafizit, që u
diplomua nga H. Muhamed Bekteshi, dolën
shumë djem e vajza, që më pas do të
vazhdonin studimet teologjike në vende
të ndryshme të botës islame.
Myftiu tha se Hafizi ishte njeri i
heshtur në punën e tij dhe se sot, në
këtë 25 vjetor të rilejimit të fesë në
vendin tonë, Myftinia Shkodër e ka për
nder ta kujtojë për mirë dhe t'i shprehë
atij mirënjohje dhe respekt!