Tribuna fetare për motrat muslimane
07 nëntor 2015
Paraditën e së
shtunës, më 7 nëntor 2015, Myftinia
Shkodër organizoi në xhaminë "Ebu
Bekër", një tribunë fetare për motrat
muslimane.
Aktiviteti në fjalë, vjen në atmosferën
e programit të larmishëm të 25 vjetorit
të rilejimit të fesë në vendin tonë, si
dhe 20 vjetorit të xhamisë së Madhe të
Shkodrës.
Në këtë tribunë fetare ligjëruan
teologet Ferzet Ndoja, Jetmira Plaku dhe
Zamira Puka, të cilat u përqendruan tek
rëndësia që ka ndjenja e besimit dhe
lidhja me Zotin në jetën e besimtares,
si bazë suksesi dhe mbarësie.
Vaizet e nderuara, vlerësuan faktin e
lirisë së besimit dhe praktikimit të
tij, si mundësi për edukimin e fëmijëve
dhe dëshmimin e identitetit islam
haptas, pa asnjë ndrojtje dhe frikë
paragjykimi në shoqëri.
Pas namazit të mesditës me xhemat, u
organizua edhe duaja e hatmes së
Kur'anit, me rastin e këtij tubimi të
begatë.