Shfaqet filmimi i ceremonisë së rihapjes së Xhamisë së Plumbit
Shkodër, 14 nëntor 2014
Pasditën e së
xhumasë, më 14 nëntor 2014, Myftinia
Shkodër zhvilloi një aktivitet
përkujtimor në kinema 'Millenium', me
rastin e 24 vjetorit të rihapjes së
xhamisë së Plumbit, ku u shfaq i plotë
edhe filmimi i ceremonisë së asaj dite.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe
Kryetari i Komunitetit Mysliman të
Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj,
nën/kryetari i KMSh, z. Ali Zaimi,
Rektori i Universitetit 'Bedër', dr.
Ferdinand Gjana, Arqipeshkvi
Shkodër/Pult, mons. Angjelo Massafra,
Famullitari i Kishës Ortodokse, At
Nikolla Petani, Kyetari i Bashkisë
Shkodër, z. Lorenc Luka, Prefekti i
Qarkut Shkodër, z. Paulin Radovani,
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër,
z. Maxhid Cungu, Kryetari i Këshillit të
Bashkisë Shkodër, z. Bardhyl Lohja,
Drejtori i AIITC, Dr. Ramiz Zekaj,
Drejtori i Fondacionit 'Mirësia', z.
Korab Kaja, Drejtori i Shoqatës
'Burirmi", z. Sokol Mandi, Kryetari i
Shoqatës 'Istanbul', z. Ridvan Seferaj,
Drejtori i Shtëpisë Botuese 'Prizmi', z.
Nuh Tokçelik, Drejtori i Medresesë
'Haxhi Sheh Shamia', Shkodër, z. Kujtim
Dervishi, thirrësi islam me banim në
ShBA, z. Burhan Fili, imamë të xhamive,
intelektualë, pedagogë, studentë e të
rinj të shumtë.
Në fjalën e tij të hapjes, Myftiu i
Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, theksoi
se rihapja e xhamisë së Plumbit para 24
vitesh, shënoi një kthesë të madhe në
rikthimin e shoqërisë shqiptare nga
ateizmi i imponuar drejt dyerve të fesë
dhe Zotit. Ai vlerësoi rolin e madh të
Hafiz Sabri Koçit në thirrjen dejt
vlerave të Islamit dhe ato të harmonisë
dhe vëllazërisë kombëtare.
Ndërkohë, Kryetari i Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder
Bruçaj, vlerësoi datën 16 nëntor 1990,
si një moment reflektimi për të kuptuar
nevojën e madhe që ka njeriu për besimin
dhe vlerat e tij në jetë. Ai kërkoi nga
të pranishmit që kjo datë të kujtohet
përherë si një prag, prej ku nisi
ripërtëritja e vlerave besimore në
vendin tonë, drejt lartësimit të
harmonisë kombëtare dhe vlerave më të
larta të saj.
Më pas, të pranishmit ndoqën me shumë
emocion materialin e filmimit të
ceremonisë së para 24 viteve, duke
përjetuar nostalgjinë e një date, që u
kthye në një stacion drejt dritës së
besimit.
Në një intervistë për Vizion Plus Tv,
Myftiu i Shkodrës vuri theksin te vlerat
e datës 16 nëntor 1990, si simbolikë e
shtrenjtë e vëllazërisë kombëtare dhe
bashkëpunimit të muslimanëve dhe të
krishterëve shqiptarë drejt kthimit të
përbashkët nga Zoti dhe vlerat e
besimit.