Konferenca: “25 vjet liri besimi – sfida, sprova, perspektiva”
14 nëntor 2015
Paraditën e së
shtunës, më 14 nëntor 2015, Myftinia
Shkodër organizoi konferencën shkencore
me temë: “25 vjet liri besimi – sfida,
sprova, perspektiva”.
Fillimisht konferenca u përshëndet nga
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B.
Sytari, i cili vuri theksin te nevoja e
leximit të duhur të përballjes së
muslimanëve me realitetet në këto 25
vite, si dhe te e ardhmja e Islamit në
Evropë e botë, ku ripërsëriti se ky
shekull është i Islamit dhe përhapjes së
vlerave të tij, sidomos në perëndim.
Konferenca u përshëndet edhe nga znj.
Voltana Ademi, e cila falënderoi
Myftininë Shkodër për organizimin e
kësaj konference, si dhe organizimin e
ditës së djeshme në xhaminë e Plumbit.
Konferenca vijoi sipas programit:
Dr. Genti Kruja (drejtor i kulturës dhe
dialogut ndërfetar, KMSh)
"Dialogu ndërfetar, sfidë dhe realitet"
Msc. Anduena Qefalia (pedagoge, I.T.C,
Tiranë)
"Modeli i ekonomisë së tregut vs.
ekonomisë së centralizuar dhe paradigma
islame"
Artur Tagani (Phd Candidate, U.E.T)
"Imazhi i besimtarit shqiptar mes
"njeriut të ri" komunist dhe "shqiptarit
evropian" të humbur"
Lavdrim Hamja (imam, Myftinia Shkodër)
"Çerek shekulli liri besimi -
refleksione dhe perspektiva"
Nga referatet e mësipërme, u dhanë
mesazhe të rëndësishme, ku vlen të
përmendet:
1. Vlera e harmonisë ndërfetare e bazuar
në tekste të sakta fetare, në shërbim të
harmonisë kombëtare dhe paqes sociale.
2. Krahasime në mes ekonomisë
perëndimore dhe asaj socialiste lindore,
në krahasim me bazat e ekonomisë islame.
3. Krahasime të edukimit të orientuar në
periudhën komuniste, me atë pas viteve
’90 në vendin tonë dhe anashkalimi i
vlerës islame në edukim në tekstet e
sotme shkollore.
4. Problematikat e rimëkëmbjes islame në
25 vitet e fundit në Islam, sprovat,
sfidat, zgjidhjet.