Fadil Elez Kraja, “Mirënjohje”
për punën e imamit 80 vjeçar
Ditën e hënë, më 3
mars 2014, Myftinia Shkodër ka
organizuar një koktjel, me rastin e
vlerësimit me “Mirënjohje” të punës dhe
kontributit mbi 20 vjeçar në shërbim të
KMSh dhe Myftinisë Shkodër, të imamit të
nderuar, z. Fadil Elez Kraja, në
atmosferën e 80 vjetorit të tij.
Me këtë rast, Myftiu i Shkodrës, Imam
Muhamed Sytari, ka vlerësuar kontributin
dhe shërbimet e shumta të z. Fadil E.
Kraja, në mbi 20 vite, në të cilat ka
shërbyer në shumë detyra dhe vende, si:
Myfti i Lezhës, imam në disa zona të
Shkodrës dhe mësues i mësim-besimit, ku
përherë është interesuar të kryejë me
përkushtim detyrën e ngarkuar.
Myftiu ka theksuar se është obligim të
shprehim falënderimet dhe mirënjohjen
tonë ndaj atyre që na mësojnë fenë, që
kontribuojnë për të dhe kthehen në
shembuj udhëzimi dhe orientimi për më të
rinjtë.
Më pas, Myftiu i ka akorduar z. Fadil E.
Kraja, “Mirënjohje”, nëpërmjet së cilës,
Myftinia Shkodër: “shpreh vlerësimin dhe
mirënjohjen e saj për punën e palodhshme,
angazhimin korrekt dhe vullnetin e lartë
të dëshmuar në periudhën 1991 – 2014 në
shërbim të Myftinisë Shkodër, si imam,
vaiz, mësues mësim-besimi…”.
Me shumë emocion, z. Fadil E. Kraja, ka
falënderuar Myftininë Shkodër për këtë
vlerësim, si dhe ka ndarë emocione dhe
kujtime me të ftuarit, duke theksuar se
shërbimet e deritanishme kanë qenë
shprehje e gatishmërisë së tij për të
shërbyer në dobi të mësimeve dhe
mesazheve islame kudo, ku komuniteti ka
patur nevojë. Njëkohësisht, nuk i ka
fshehur emocionet e tij, i rrethuar në
mesin e shokëve të hershëm dhe miqve të
mirë.
Vlerësime dhe kujtime të bukura, plot
emocione, nga shërbimet dhe miqësia me
z. Fadil E. Kraja, si imam e mësues,
kanë dhënë edhe H. Fejzi Zaganjori, z.
Kujtim Dervishi, z. Arben Halluni, H.
Bashkim Bajraktari, teologu Lavdrim
Hamja, z. Bujar Ballaj, z. Hajrullah
Jakupi, H, Kujtim Cufaj, teologu Naim
Drijaj, z. Ferit Hafizi, z. Ismet Alushi
dhe teologu Ervil Kuçi.
Kjo ceremoni vëllazërore është mbyllur
me një lutje të përbashkët.