Iftari i harmonisë islame, që bashkon Shkodrën me Prizrenin…

Në kuadrin e protokollit të binjakëzimit në mes Myftinisë Shkodër dhe Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren, me ftesë të K.B.I. të Prizrenit, Këshilli dhe stafi i Myftinisë Shkodër, morën pjesë mbrëmë, më 18 korrik 2014, në iftarin e shtruar me këtë rast, në Prizren.
 
Tashmë, si një traditë e përvitshme, që nga nënshkrimi i protokollit të binjakëzimit në mes dy myftinive, më 15 tetor 2011, iftaret e ndërsjellta që bashkojnë këshillat e dy myftinive përkatëse, po kthehen në një mundësi më tepër për të rritur bashkëpunimin dhe afrimin në mes të dy qyteteve tona.
 
Gjatë këtij iftari, u vu theksi tek rëndësia e bashkëpunimit të institucioneve islame në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe në krejt trevat shqiptare, si një kërkesë që buron nga zhvillimet e kohës dhe arritjet e bashkësive islame në trojet shqiptare.
 
Kjo frymë u refletua shumë mirë edhe në fjalën e rastit të mbajtur nga Kryetari i B.I. Prizren, z. Lutfi Ballek, si dhe në fjalën e mbajtur nga Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed Sytari.
 
Në iftar merrnin pjesë edhe Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, z. Resul Rexhepi, Kryeimami i Ulqinit, Ali Bardhi, Myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, Kryeimami i Rrozhajes, imamë dhe teologë të mirënjohur në trevat tona, deputetë, drejtues të KFOR në Kosovë etj.
 
Në fjalët e tyre përshëndetëse, u theksua gjithashtu se Muaji i Ramazanit është një mundësi shumë e mirë për të bashkuar kontributet e dobishme të muslimanëve shqiptarë në shërbim të Thirrjes Islame dhe përhapjes së vlerave islame në trojet tona.