Iftari me imamët
dhe këshilltarët e Myftinisë Shkodër
03 korrik 2014
Ditën e enjte, më 3
korrik 2014, pas faljes së namazit të
akshamit në xhaminë e Parrucës, imamët,
këshilltarët dhe aktivistët e rinisë
islame, janë mbledhur në iftarin
tradicional që Myftinia Shkodër shtron
me rastin e Muajit Ramazan.
Iftari ka mbledhur në sofrën e
vëllazërisë dhe harmonisë islame imamët
e qytetit dhe të fshatrave, të cilët
kanë ndarë me njëri-tjetrin emocionet
dhe kënaqësitë e ditëve të para të këtij
muaj plot mirësi dhe begati.
Me këtë rast, imamët dhe këshilltarët
janë uruar edhe me Myftiun e Shkodrës,
duke uruar një Ramazan sa më të mbarë
dhe të mbushur me sihariqe për punën e
përbashkët në shërbim të Thirrjes Islame
në qytetin e Shkodrës dhe përtej saj.
Tradita e shtrimit të iftareve në Muajin
Ramazan ka nisur që nga ditët e para të
këtij muaj dhe do të vazhdojë deri në
përfundim të tij.