Myftiu: “Ramazani, Muaji i bekimeve
mbi ymetin islam!”
25 korrik 2014
Myftiu mbajti hytben
e fundit të Imam Muhamed Sytari, mbajti
sot në xhaminë e Parrucës, hytben e
fundit të Ramazanit të sivjetshëm.
Fillimisht, Myftiu foli për mësimet e
mëdha, me të cilat Zoti i gjithësisë i
tregoi njerëzisë, në këtë muaj, se
besimtarët me bindje dhe përkushtim në
besimin e tyre, sado të pakët në numër e
sado të braktisur nga bota që të jenë,
do të kenë përherë mbarësinë dhe
mbështetjen hyjnore.
Këtë, tha Myftiu, e pamë më së miri me
vëllezërit tanë në GAZA, të cilët po
bombardohen e po vriten në mënyrën më
barbare nga ushtria izraelite, pa asnjë
të drejtë!
Myftiu foli edhe për domosdoshmërinë e
kthimit të muslimanëve nga Fjala e
All-lahut, Kur'ani, si udhërrëfyesi dhe
dritësuesi më i përsosur i jetës së
njeriut. Myftiu pyeti: "Ku është sot
Zeburi, Teurati, Inxhili? Ku janë
origjinalët e tyre? Nuk janë më! Me këtë
nuk dua të prek besimin as bindjen e të
tjerëve, jo aspak, por dua të them se
muslimanët, kudo që të jenë, duhet të
ndjehen krenarë që Zoti e ka vulosur
Kur'anin me vulën e paprekshmërisë!
Kur'ani që lexojmë sot, është i njëjti,
që ka lexuar edhe Resulull-llahu (a.s),
pa asnjë presje më pak! Prandaj, mos ta
braktisim Kur'anin e mos të na shkojë
jeta në injorancë, pa e shfletuar një
herë Librin e All-llahut, për ta mësuar,
për ta lexuar, e mbi të gjitha, për ta
vënë në jetë!"
Myftiu falënderoi krejt imamët e
Shkodrës, xhematet, shoqatat bamirëse,
biznesmenët e kontribuuesit, ata që
shtruan iftare vëllazërore, ata që dhanë
zekatin dhe sadeka të ndryshme, mediat
lokale për pasqyrimin serioz të
aktiviteteve të këtij Ramazan,
pjesëmarrësit në Hatmen e Kur'anit dhe
krejt ata të rinj e të reja, që këtë
muaj e dëshmuan veten e tyre si
muslimanë të lidhur pas fesë së tyre, pa
ndrojtje e paragjykim.
Myftiu përsëriti se shuma e
sadekatul-fitrit për këtë vit është 300
lekë të reja për person, sikurse bëri të
ditur se namazi i Fitër Bajramit do të
falet në sheshin bri xhamisë “Ebu
Bekër”, ditën e hënë, më 28 korrik 2014,
duke nisur nga ora: 05.00, kur do të
falet edhe namazi i sabahut me xhemat.
Hytben e plotë, mund ta ndiqni sot, në
ora: 19.00, në Tv1 Channel.