Shkodra, Prizreni dhe Ulqini,
në iftarin e vëllazërisë islame

Ditën e martë, më 22 korrik 2014, Myftinia Shkodër ka organizuar një iftar vëllazëror, për nder të Bashkësisë Islame të Prizrenit dhe asaj të Ulqinit.
 
Në iftarin e kësaj nate të begatë, ishin të pranishëm Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Lutfi Ballek, Kryeimami i Ulqinit, Ali Bardhi, drejtues të shoqatave, medresesë, intelektualë dhe këshilltarë të tre myftinive.
 
Në fjalën e tij të rastit, Myftiu i Shkodrës, pasi uroi mirëseardhjen e vëllezërve nga Kosova dhe Mali i Zi, vuri theksin te rëndësia që kanë këto sofra, në të cilat afrohen përherë e më shumë tri qytetet tona, por edhe shtohet mundësia e bashkëpunimit dhe solidarizimit të myftinive tona, në shumë drejtime.
 
Edhe Kryetari i B.I. të Prizrenit, Lutfi Ballek, pasi falënderoj Myftiun e Shkodrës për ftesën, konfirmoi se falë Zotit, po krijohen mundësitë që përherë e më shumë që të jemi më pranë njëri-tjetrit, sidomos me rastin e tubimeve fetare dhe Muajit Ramazan. Ai vlerësoi bashkëpunimin me Myftininë e Shkodrës dhe frymën e bashkëpunimit, sidomos në vitet e fundit.
 
Ndërkohë, Kryeimami i Ulqinit, Ali Bardhi, pasi uroi të pranishmit për agjërimin e deritanishëm, tha se Muaji i Ramazanit është një mundësi e mrekullueshme, që bashkon muslimanët dhe rrit interesimin e tyre për njëri-tjetrin. Ai tha se trevat tona, përherë kanë pasur një lidhje shpirtërore, të cilën e vazhdojmë edhe ne sot, me mbarësinë dhe bekimet e Zotit.
 
Pas iftarit, të pranishmit kanë falur së bashku namazin e akshamit në xhaminë e Parrucës.

Shkodra, Prizreni dhe Ulqini, në iftarin e vëllazërisë islame