Mirësitë e Ramazanit trokasin
në dyert e muslimanëve në Vau-Dejës
21 korrik 2014
Pasdrekën e së hënës,
më 21 korrik 2014, Myftinia Shkodër
mundësoi shpërndarjen e "Shportës
ushqimore të Ramazanit" për 30 familje
muslimane në Bashkinë Vau i Dejës.
I pranishëm në këtë vepër bamirëse, në
këto ditë të Muajit Ramazan, ishte edhe
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.
Në takimin e tij me besimtarët e
pranishëm, Myftiu theksoi se Muaji
Ramazan është një mundësi më shumë për
t’u takuar me njëri-tjetrin dhe për të
parë nga afër gjendjen dhe realitetet në
të cilat jetojnë muslimanët në Zonën e
Shkodrës.
Në fjalën e tij, Imam Muhamed Sytari
theksoi: “Ne jemi muslimanë, kudo që të
jemi, e kemi për detyrë fetare e morale
që të ruajmë identitetin tonë, të
dëshmohemi si njerëz ndërtues të urave
të komunikimit më tjerët, edhe pse nuk
janë si ne, si dhe të ruajmë vlerat tona
islame të harmonisë dhe bashkëjetesës,
duke respektuar njëri-tjetrin”.
Myftiu shprehu kënaqësinë e tij për këtë
takim dhe u lut për besimtarët muslimanë
të kësaj zone, për mbarësi, shëndet,
besim dhe ruajtje të vlerave islame, që
janë njëkohësisht edhe tabani i vlerave
kombëtare shqiptare.
Në fjalën e tij, Myftiu u angazhua se
Myftinia Shkodër do të ndjekë me shumë
seriozitet gjendjen dhe realitetet në të
cilat jetojnë këto familje muslimane dhe
se, me mbarësinë e All-llahut, ky ishte
vetëm i pari i një sërë takimesh dhe
detyrimesh që Myftinia Shkodër ka ndaj
besimtarëve të vet në Bashkinë e Vaut të
Dejës.
Po sot, “Shporta ushqimore e Ramazanit
1435”, u shpërnda edhe për nevojtarë të
fshatit Ganjollë, nën përkujdesjen e
imamit të xhamisë, z. Erion Hasmegaj.