Myftiu priti Konsullin e Kuvajtit, z. Fajsal Al-Bakr

Paraditën e së dielës, më 29 qershor 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, priti në një takim të përzemërt e vëllazëror, Konsullin e Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, z. Fajsal Al-Bakr.
 
Qëllimi i kësaj vizite ishte urimi, që Konsulli i Kuvajtit i dorëzoi Myftiut të Shkodrës, me rastin e Muajit të Begatë të Ramazanit, me lutjet më të mira për një adhurim të pranuar dhe mbarësi për të gjithë besimtarët. Ai i përcolli Myftiut edhe selamet dhe urimet e Ambasadorit, z. Najeeb Al-Bader, me rastin e Muajit Ramazan.
 
Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës e ka falënderuar konsullin kuvajtian për këtë vizitë, duke falënderuar njëkohësisht edhe kontributet e dobishme që Ambasada e Shtetit të Kuvajtit dhe Ambasadori Al-Bader kanë dhënë herë pas here për qytetin e Shkodrës dhe njerëzit në nevojë, duke dëshmuar vullnetin e mirë të vëllazërisë dhe miqësisë në mesin e dy popujve.
 
Me rastin e kësaj vizite, Konsulli Al-Bakr, ka dorëzuar në Myftininë e Shkodrës një sasi prej 110 pakosh me ndihma ushqimore për besimtarët dhe agjëruesit, duke theksuar se Ambasada e Kuvajtit është e interesuar të ndihmojë dhe të përkrahë njerëzit në nevojë, sidomos në momente të tilla si Muaji Ramazan, begatitë e të cilit përhapen gjithandej.
 
Një sasi e këtyre pakove, janë shpërndarë nga vetë Konsulli në shoqëri të Myftiut, edhe për “Shtëpinë e Fëmijës”, së qytetit Shkodër.