Iftar mirënjohje për gazetarët dhe mediat e Shkodrës
18 korrik 2014
Mbrëmjen e së
xhumasë, më 18 korrik 2014, Myftinia
Shkodër në koordinim me Radio "Jehona",
mblodhi në një sofër iftari gazetarët
dhe korrespondentët e mediave të
ndryshme në Shkodër. Në mesazhin e tij
para të ftuarve, përfaqësuesi i
Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni
shprehu vlerësimet e Myftinisë Shkodër
për kontributet e medias në shërbim të
pasqyrimit të lajmit dhe korrektësisë në
këtë drejtim, sidomos lajmet që lidhen
me aktivitetin fetar në Shkodër.
Z. Halluni theksoi se Muaji i Ramazanit,
është një mundësi më tepër që i shërben
forcimit të frymës së bashkëpunimit dhe
tubimeve në sofrat e iftarit, ku
këmbehen mendime dhe ide të dobishme në
shërbim të bashkëpunimit, harmonisë dhe
mbarëvajtjes së komunikimit të
ndërsjellët.
Të pranishëm në këtë iftar ishin
drejtues, gazetarë dhe operatorë të
mediave: Radio “Jehona”, Radio “Zëri i
Amerikës”, Radio “Shkodra”,
“Radio-Televizioni Shqiptar”, “Tv
Top-Channel”, “Tv1 Channel”, “Tv
Rozafa”, “Tv Star Plus”, “Tv Antena
Nord”, “Tv Kopliku”, “Tv Lezha” etj.