Ramazan, ndihma ushqimore për fshatin Domën

Me rastin e gjallërimit të Muajit të Begatë të Ramazanit, ditën e mërkurë, më 16 korrik 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka vizituar fshatin Domën, komuna Postribë, ku ka marrë pjesë në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për krejt banorët e fshatit, realizuar në koordinim me Fondacionin “Mirësia” dhe Fondacionin turk “Sadakataşı”.
 
Me rastin e kësaj vizite, Myftiu ka uruar besimtarët e pranishëm me rastin e këtij muaj të madhërishëm, duke theksuar se Ramazani është muaji i solidarizimit me njerëzit në nevojë dhe i kontributeve, që muslimanët japin në ndihmë të njëri-tjetrit.
 
Në këtë vizitë, Myftiu ka inspektuar nga afër edhe xhaminë e re, e cila i është afruar përfundimit dhe pritet, që pas Ramazanit të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të saj.
 
Myftiu, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, imami i xhamisë Domën dhe vëllezërit turqë, kanë vizituar edhe një familje të varfër me jetimë, të cilës i është afruar një ndihmë të posaçme.
 
Me mbarësinë e All-llahut, Myftinia Shkodër, do të vazhdojë të shpërndajë ndihma të tjera ushqimore për familje te tjera skamnore, në qytet dhe fshat, në kuadër të Muajit Ramazan.
 
Myftinia Shkodër falënderon Fondacionin “Mirësia” dhe Fondacionin turk “Sadakataşı” për këtë mirësi të dëshmuar në këtë ditë të bekuar.