Një iftar vëllazëror me Kryetarin e KMSh, Skënder Bruçaj

Me ftesë nga Këshilli i Myftinisë Shkodër, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, ka marrë pjesë sonte, më 26 korrik 2014, në iftarin vëllazëror të shtruar nga Myftinia Shkodër në nder të kësaj vizite, natën e fundit të teravisë së këtij Ramazan.
 
Pas përshëndetjeve të përzemërta me pjesëmarrësit në këtë sofër bujare, Kryetari i KMSh, është interesuar për mbarëvajtjen e aktivitetit të Myftinisë Shkodër gjatë këtij muaj, duke theksuar se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka vlerësuar maksimalisht këtë muaj, duke dhënë mesazhet e besimit dhe humanizmit, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme fetare, bamirëse, sociale, emisioneve të ndryshme televizive dhe radiofonike, sofrave bujare të iftarit etj.
 
Nga ana e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, e ka falënderuar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skënder Bruçaj, për këtë vizitë dhe pjesëmarrjen në këtë iftar vëllazëror, duke falënderuar njëkohësisht përkushtimin e shfaqur nga KMSh gjatë këtij muaj në shumë drejtime, në shërbim të vlerave islame dhe në rrugën e lartësimit të Thirrjes Islame në vendin tonë.
 
Me rastin e këtij iftari, Myftiu i ka dhuruar Kryetarit të KMSh, një kujtim simbolik nga trashëgimia e hoxhallarëve të kaluar të Shkodrës, të bashkuar në një foto të përbashkët, me lutjet më të mira për mbarësinë dhe sukseset e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe misionit të tij.
 
Më pas, Kryetari i KMSh, i shoqëruar edhe nga mikpritësit, si dhe antarët e Kryesisë së KMSh, z. Genti Kruja dhe z. Uran Kalej, ka marrë pjesë në faljen e teravisë së fundit të këtij Ramazan, në xhaminë e Parrucës, ku është mirëpritur nga besimtarët e pranishëm, me të cilët është lutur për pranimin e këtij Muaj dhe adhurimet e tij.

Kryetari i KMSh, Skënder Bruçaj, iftari dhe teravia e fundit në Shkodër