Myftiu: “Nata e Kadrit, nata e përkatësisë sonë të shenjtë islame!”

Të xhumanë, më 18 korrik 2014, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, mbajti hytben e radhës në xhaminë e fshatit Bërdicë e Mesme. Në hytben e tij, Myftiu u fokusua te vlerat dhe rëndësia e Natës së Kadrit, si “më e mirë se një mijë muaj”.
 
Myftiu theksoi se Nata e Kadrit lidhet me rëndësinë e mbrojtjes së identitetit islam dhe përkatësisë fetare në jetë, pasi Kur’ani që zbriti në këtë natë të bekuar, i bën thirrje njerëzimit të kthehen nga identiteti i tyre i besimit dhe përkatësia e fesë së pastër, që buron nga Krijuesi i universit.
 
Myftiu tha se përkatësia fetare është e shenjtë dhe se Nata e Kadrit, në vetvete, ka për qëllim të forcojë këtë përkatësi të shtrenjtë, duke e forcuar muslimanin dhe besimtarin në fenë e tij, nëpërmjet adhurimeve të sinqerta dhe lutjeve për ta bërë të qëndrueshëm dhe të pathyeshëm në jetë, përballë sfidave të femohimit dhe devijimeve fetare.
 
Në hytben e kësaj xhumaje, hatibi përsëriti faktin se përkatësia islame e shqiptarëve ka qenë dhe do të jetë një garanci më shumë për mbrojtjen e traditave dhe vlerave kombëtare, sin ë të shkuarën dhe krejt historinë tonë, si dhe do të jetë një garanci për jomuslimanët, që përherë kanë jetuar të qetë dhe të respektuar nga muslimanët në vendin tonë.
 
Në hytben e kësaj xhumaje, Myftiu foli edhe për vlerat e zekatit dhe dobitë shoqërore të dhënies së tij, duke kujtuar se e shkuara duhet të merret për bazë, sidomos kur shembujt e ndëshkimeve hyjnore, si pasojë e ndalimit të dhënies së zekatit, janë të shumta dhe të trashëguara në kujtesën tonë fetare dhe kombëtare.
 
U lajmërua edhe udhëzimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, se sadekatul-fitri për këtë vit do të jetë 300 (treqind) lekë të reja.