Zekati, Myftiu takon imamët kryesorë të qytetit

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, zhvilloi sot, të enjten, më 17 korrik 2014, një takim pune me imamët kryesorë të qytetit Shkodër, me të cilët diskutoi rreth domosdoshmërisë së nxitjes së frymës së dhënies së zekatit, si një ndër pesë shtyllat kryesore të Islamit.
 
Në fjalën e tij para imamëve, Myftiu theksoi se një ndër shkaqet e rënies së Islamit në vendin tonë, gjatë periudhës së prag-komunizmit, është pa dyshim edhe ndalimi i dhënies së zekatit nga tregtarë shkodranë, të cilëve, iu konfiskuan më pas pasuritë dhe u bënë shembull denigrimi për mbarë shoqërinë.
 
Për këtë, kërkoi që e xhumaja e ardhshme të ketë si një nga dy temat e hytbes, dhënien e zekatit dhe nxitjen e besimtarëve për ta praktikuar dhënien e tij në mënyrë masive, në dobi të kategorive që e përfitojnë atë.
 
Myftiu u komunikoi imamëve edhe udhëzimin e KMSh në lidhje me këtë kërkesë, duke u bazuar te konkluzionet e Kryesisë së KMSh dhe Këshillit të Teologëve në lidhje me dhënien e zekatit dhe nxitjen e tij.
 
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për rritjen e aktivitetit fetar në të gjitha xhamitë e Shkodrës në 10 ditët e ngelura të Ramazanit të sivjetshëm, për të përfituar maksimalisht nga bekimet e Zotit në këtë muaj adhurimi dhe kthimi nga dyert e besimit dhe adhurimit të pastër.
 
U diskutua shtimi i namazeve të natës dhe lutjeve për muslimanët në mbarë botën, sidomos në Gaza. Njëkohësisht, u caktua që ceremonia kryesore e Hatmes Sherife, do të zhvillohet ditën e mërkure, më 23 korrik 2014, pas namazit të iqindisë.
 
U lajmërua edhe shuma e sadekatul-fitrit për këtë vit, 300 (treqind) lekë të reja për person.
 
Në fund të këtij takimi, Myftiu i dhuroi imamëve një kopje të Kur’anit me përkthim të kuptimeve të tij në gjuhën shqipe, pjesë e një projekti bamirës.

 

Zekati, Myftiu takon imamët kryesorë të qytetit
Zekati, Myftiu takon imamët kryesorë të qytetit
Zekati, Myftiu takon imamët kryesorë të qytetit
Zekati, Myftiu takon imamët kryesorë të qytetit